• e hënë, 23 dhjetor 2024

Publikohet konkurs për 40 punësime në Shtëpinë e shëndetit - Shkup

Publikohet konkurs për 40 punësime në Shtëpinë e shëndetit  - Shkup

Shkup, 29 maj 2023 (MIA) - Është publikuar konkurs me të cilin në Shtëpinë e Shëndetit Shkup - së shpejti do të punësohen rreth 40 punëtorë shëndetësorë, staf i cili do të angazhohet në Ndihmën e shpejtë dhe pikat e parandalimit, paralajmëroi drejtori i këtij institucioni shëndetësor, Viktor Isjanovski.

Gjatë vizitës së sotme në ambulancën e re në komunën e Butelit, Isjanovski tha se shpallja është publikuar në gazetat "Sloboden Peçat" dhe "Koha" dhe do të zgjasë pesë ditë pune.

"Do të pranohen 22 mjekë të përgjithshëm, katër specialistë, më pas defektologë, logopedë, psikologë. Numri është rreth 40 punësimë në Shtëpinë e Shëndetit - Shkup, dhe me atë staf do të shohim të plotësohet në Ndihmën e shpejtë dhe në pikat parandaluese ku na duhen më shumë, tha Isjanovski, duke ndarë informacionin se kanë marrë një shkresë nga Ministria e Shëndetësisë se do të marrin shtatë automjete të reja sanitare për ndihmën e shpejtë për qytetin e Shkupit. ls/

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR