Publikohen pamjet e kamerave të mbikëqyrjes, Arsovska sulmoi e para dhe policia reagoi menjëherë
- Sot pasdite u publikua një pamje nga kamera mbikëqyrëse, ku shihet kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, duke nisur e para një sulm gjatë vizitës së sotme të ndërtesave pa leje në Komunën e Çairit.
- Post By Sara Ademi
- 20:44, 11 korrik, 2025
Shkup, 11 korrik 2025 (MIA) - Sot pasdite u publikua një pamje nga kamera mbikëqyrëse, ku shihet kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, duke nisur e para një sulm gjatë vizitës së sotme të ndërtesave pa leje në Komunën e Çairit.
Ajo godet me shqelm një burrë i cili më pas ia kthen sulmin. Një zë femre dëgjohet në sfond duke folur me një ton të lartë. Pamjet tregojnë qartë policinë duke reaguar menjëherë dhe duke arrestuar burrin.
Ajo nuk e ka raportuar sulmin në Ministrinë e Punëve të Brendshme, por pas incidentit është drejtuar për në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori" ku sot është pranuar në Qendrën e Urgjencës.
Arsovska akuzoi sot se sulmuesi e kishte goditur me shqelma para nëpunësve policor dhe kishte kërcënuar atë dhe familjen e saj.
Lidhur me sulmin ndaj kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, gjatë një vizite në një ndërtesë pa leje në lagjen Çair të Shkupit, ministri i Punëve të Brendshëm, Pançe Toshkovski, tha sot pasdite për televizionin Telma se ka pasur sulm fizik, por se kjo ishte gënjeshtër dhe një përpjekje e përsëritur për të manipuluar opinionin duke thënë se sulmi ka ndodhur para syve të policisë. sa/