• e hënë, 23 dhjetor 2024

Publikim i SHGM-së: Udhëzim për informim etik dhe profesional për tema nga gjyqësori

Publikim i SHGM-së: Udhëzim për informim etik dhe profesional për tema nga gjyqësori

30 mars 2023

Raportimi për çështjet gjyqësore është një nga temat më të vështira për t’u mbuluar dhe ndjekur nga gazetarët. Jo për shkak të volumit të vetë ngjarjes, por për shkak të përgjegjësisë për të përcjellë një proces të ndjeshëm në mënyrë transparente dhe të paanshme deri tek publiku.

Gazetarët, kur raportojnë për proceset gjyqësore, duhet të kenë njohuri për procedurat gjyqësore, proceset dhe natyrën e veprave penale dhe civile, duke përfshirë edhe fazat e gjykimit.

Mbulimi mediatik i një procesi gjyqësor nënkupton që gazetari duhet të jetë i njoftuar me disa aspekte, që nga momenti kur dhe në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja, detaje rreth masave hetimore për të cilat publiku mund të jetë në dijeni, si dhe rolin e Prokurorisë Publike në rastet kur ka procedim penal.

Udhëzuesi për informim etik dhe profesional mbi temat e gjyqësorit numëron një sërë parimesh dhe shembuj dhe praktika të mira që gazetarët duhet të ndjekin kur raportojnë për gjyqësorin.

Përfshin disa tema kryesore si qasja deri tek informacioni, konfidencialiteti, mbrojtja e të dhënave personale, parimi i prezumimit të pafajësisë dhe të drejtat e të gjitha palëve të përfshirë në procesin gjyqësor.

Ky udhëzues praktik do të jetë i dobishëm si për punonjësit mediatik ashtu edhe për përfaqësuesit e gjyqësorit, dhe do të ndihmojë në kuptimin e përbashkët të parimeve të etikës dhe raportimit profesional, i cili do të sigurojë që publiku të ketë qasje deri tek informacionet e sakta dhe të paanshme për gjyqësorin.

Autorë të këtij publikimi janë Dr. Marina Tuneva – eksperte në fushën e medias, M. Llazar Sandev – avokat dhe Adrian Kerimi – gazetar i TV Alsat M, gjithashtu kontribuuan në krijimin e këtij botimi.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë

Foto: SHGM

____________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR