• e hënë, 23 dhjetor 2024

PTHP-ja ka lëshuar urdhër për vërtetimin e shkaqeve të vdekjes së foshnjës nga Vevçani

PTHP-ja ka lëshuar urdhër për vërtetimin e shkaqeve të vdekjes së foshnjës nga Vevçani

Ohër, 14 maj 2024 (MIA) - Prokurori publik në detyrë nga Prokuroria Themelore Publike Ohër ka lëshuar disa urdhra për konstatimin e shkaqeve të vdekjes së foshnjës nga Vevçani e cila ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në ISHP Spitalin special për ortopedi dhe traumatologji të “Shën. Erazmo" pasi ishte sjellë me hematomë në kokë dhe pas gjakderdhjes së konstatuar në tru menjëherë është transferuar në sallën e operacionit. 

Disa orë pas operacionit, foshnja ka ndërruar jetë në kujdesin intensiv.

Prokurori publik, për të sqaruar arsyet se si ka ndodhur lëndimi i foshnjës, si dhe për të hetuar nëse stafi profesional në ISHP “Shën. Erazmo" ka vepruar sipas protokolleve dhe procedurave, ka nxjerrë udhëzime për mbledhjen e provave.

"Nga spitali është marrë i gjithë dokumentacioni është lëshuar urdhër për autopsi të foshnjës në Institutin e mjekësisë ligjore në Shkup, po zhvillohen biseda me familjarët dhe njerëzit e afërt, ndërsa po kontrollohet historia mjekësore e fëmijës dhe nënës", njoftojnë nga Prokuroria Publike. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR