PTHP Shkup ka nisur një hetim për kërcënimin ndaj mjedisit jetësor nga deponitë ilegale në Vardarishte, është propozuar paraburgim për tre persona
- Tre persona dyshohen dhe janë nën hetim për rrezikim të mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina, sepse kanë krijuar një deponi të paligjshme në lokacionin Vardarishte. Për të tre personat është kërkuar masa e paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë së ndikimit te dëshmitarët dhe mundësisë së vazhdimit të përsëritjes së krimit. Të tre kanë kryer veprimtari - blerje të hekurit të vjetër, produkteve metalike, baterive të vjetra dhe metaleve të tjera me ngjyra në pikat e improvizuara të mbeturinave në lokacionin në fjalë, pa një firmë të caktuar, pa regjistruar një person juridik dhe pa poseduar leje përkatëse.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:14, 3 shtator, 2025
Shkup, 3 shtator 2025 (MIA) - Tre persona dyshohen dhe janë nën hetim për rrezikim të mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina, sepse kanë krijuar një deponi të paligjshme në lokacionin Vardarishte. Për të tre personat është kërkuar masa e paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë së ndikimit te dëshmitarët dhe mundësisë së vazhdimit të përsëritjes së krimit. Të tre kanë kryer veprimtari - blerje të hekurit të vjetër, produkteve metalike, baterive të vjetra dhe metaleve të tjera me ngjyra në pikat e improvizuara të mbeturinave në lokacionin në fjalë, pa një firmë të caktuar, pa regjistruar një person juridik dhe pa poseduar leje përkatëse.
"Me veprime të koordinuara të Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme në dy ditët e fundit dhe kontrollet e kryera në lokacionin Vardarishte me urdhër të gjykatësit në procedurë paraprake, janë siguruar prova që japin dyshim të bazuar se tre persona kanë kryer vepër penale - Rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina nga neni 230, paragrafi 1 i Kodit Penal. Prokuroria Themelore Publike Shkup sot nisi hetim dhe propozoi që të treve t'u caktohet masa e paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes, mundësisë së ndikimit te dëshmitarët dhe mundësisë së vazhdimit të përsëritjes së veprës penale", njoftoi Prokuroria Themelore Publike.
Të dyshuarit, për një periudhë të gjatë kohore deri më 2 shtator, në rrugën "Zendel Xhemail" pn në Shkup, krijuan një deponi mbeturinash në kundërshtim me rregulloret e mbrojtjes së mjedisit, e cila mund të kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme në cilësinë e tokës, ajrit ose ujit dhe të paraqiste rrezik për jetën ose shëndetin e njerëzve.
Sipas provave të siguruara, thonë nga Prokuroria, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit kanë lënë, hedhur dhe transportuar ilegalisht mbeturina, kanë krijuar deponi të paligjshme në kundërshtim me rregulloret e mbrojtjes së mjedisit, duke ndikuar kështu në cilësinë e tokës dhe ajrit, por edhe duke shkaktuar rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve.
Foto: PPRMV