• e diel, 22 dhjetor 2024

PTHP Shkup hapi hetim për personin, i cili me ekskavator qëlloi për vdekje një grua në Shkup

PTHP Shkup hapi hetim për personin, i cili me ekskavator qëlloi për vdekje një grua në Shkup

Shkup, 2 korrik 2023 (MIA) - Prokuroria themelore publike Shkup sot ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një personi, për të cilin ekziston dyshim themelor se ka kryer vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunukacion, sipas nenit 300 paragrafi 2 lidhur me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi penal.

"I dyshuari 42-vjeçar nga Shkupi, dje në rrugën 'Jordan Mijallkov' në Shkup, ka drejtuar makinë mobile 'liebherr", pa iu përmbajtur rregullave në komunikacionin publik dhe e ka sjellur në rrezik jetën e njerëzve. Në kalim të shënuar për këmbësorë, me makinë ka qëlluar në trupin e një gruaje - këmbësore, e cila nga goditja u lëndua rëndë dhe ka vdekur", thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Pak pas ngjarjes, prokurori publik ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe ka lëshuar disa urdhëra me qëllim që të hetohen të gjitha rrethanat dhe të konfirmohen shkaqet për fatkeqësinë e komunikacionit. Për një pjesë të urdhërave ende po veprohet. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR