PTHP: Nuk janë siguruar dëshmi që japin dyshim të bazuar se personat e ndaluar për vrasjen e mjekut në Zhelezarë janë kryerës të veprës
- Nuk janë siguruar dëshmi që japin dyshime të bazuara se personat, të cilëve u është caktuar arrest shtëpie prej 48 orëve për vrasjen e mjekut në Zhelezarë dhe janë kryerës të veprës penale, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.
- Post By Melahat Baftija
- 17:18, 29 mars, 2024
Shkup, 29 mars 2024 (MIA) - Nuk janë siguruar dëshmi që japin dyshime të bazuara se personat, të cilëve u është caktuar arrest shtëpie prej 48 orëve për vrasjen e mjekut në Zhelezarë dhe janë kryerës të veprës penale, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.
Ministria e Punëve të Brendshme, në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike, siç bëjnë të ditur, vazhdojnë të ndërmarrin hapa për identifikimin e autorëve të krimit.
"Deri në këtë moment me veprimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ekspertizës së kryer nga Instituti i mjekësisë ligjore nuk është siguruar asnjë dlshmi që do të krijonte dyshimin e arsyeshëm se personat e privuar nga liria se ata janë autorë të krimit. Për këto arsye, prokurori publik, pas skadimit të kohëzgjatjes së masës së caktuar, qëndrim afatshkurtër kohor, nuk do të propozojë që gjykata të caktojë masa të reja kujdesi për ata tre persona, të cilët janë ndaluar lidhur me këtë ngjarje", informojnë nga Prokuroria.
Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike mbrëmë i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozimin për masën e arrestit të përkohshëm, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për dy personat që janë arrestuar në lidhje me vrasjen e mjekut në Zhelezarë të Shkupit.
Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski deklaroi dje se janë arrestuar gjithsej tre persona lidhur me vrasjen e mjekut.
“Kërkimet kanë përfunduar në orët e vona, vazhdojmë me veprime të tjera hetimore që të mund të konstatohet gjendja faktike, sapo të kemi informata të reja shtesë, publiku do të njoftohet menjëherë”, tha Toshkovski, gjatë vizitës në Komunën e Bosilovës.
Mjeku 67-vjeçar u gjet i vrarë me thikë në veturën e tij javën e kaluar. Sipas informacioneve fillestare, motivi i vrasjes nuk ka lidhje me profesionin e viktimës. mb/
Foto: MIA