• e shtunë, 06 dhjetor 2025

PTHP NKOK për nesër paralajmëroi brifing për rastin me evazionin tatimor dhe larjen e parave, përveç Kërzmovit janë siguruar edhe dy persona (PLT)

PTHP NKOK për nesër paralajmëroi  brifing për rastin me evazionin tatimor dhe larjen e parave, përveç Kërzmovit janë siguruar edhe dy persona (PLT)

Shkup, 9 qershor 2025 (MIA) - Policia përveç biznesmenit Risto Kërzmov, ka siguruar edhe dy persona në lidhje me hetimin për keqpërdorime dhe fshehje të tatimit, të cilat vlerësohen se kanë arritur rreth 15 milionë euro.

"Nën udhëheqësinë e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, zyrtarët policorë kanë kryer një aksion në të cilin është siguruar një person për të cilin është hapur procedurë para hetimore në shtator të vitit të kaluar. Përveç këtij personi janë siguruar edhe dy persona të tjerë", bën të ditur Prokuroria.

Për veprat dhe veprimet kriminale, Prokuroria njofton brifing për nesër në orën 11:00 në Sallën e konferencave të PTHP NKOK.

Policia në mëngjes konfirmoi arrestimin e biznesmenit, që është kryer me urdhër të PTHP NKOK.

"Të nderuar, nga punonjësit e policisë, pas udhëzimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për NKOK personi R.K. është privuar nga liria, konfirmuan për MIA-n nga MPB.

Hetimi për rastin e njohur si "Kërmzov" është drejt përfundimit, u konfirmua në një takim me kryeministrin Hristijan Mickoski në nëntor të vitit të kaluar dhe u theksua se së shpejti do të publikohen të dhënat për keqpërdorimin e miliona dollarëve lidhur me rimbursimin e TVSH-së për kompanitë.

Në muajin shtator është kryer një operacion për evazion fiskal në kompani në Strumicë, Shkup dhe Gostivar. Janë ndaluar katër persona, ndërsa prokurori publik i shtetit ka njoftuar se është hapur rasti për mashtrim tatimor dhe larje parash dhe se janë marrë në pyetje tre persona, ndërsa për njërin janë propozuar masa kujdesi.

Hetimi i organeve kompetente rreth rastit "Kërzmov" tregon se disa milionë euro nga Banka Eurostandard janë transferuar në llogari në Turqi. Hetimi, sipas njoftimeve në media, përhapet në disa kompani të Strumicës, të cilat ishin pjesë e skemës së biznesmenit të Strumicës Kërzmov për keqpërdorim të parave.

Kryeministri Hristijan Mickoski më 16 shtator, të vitit të kaluar, në lidhje me aksionin e fundit për evazion tatimor tha se është një nga hetimet e tilla të shumta që do të vijojnë në periudhën e ardhshme. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR