PTHP NKOK ndjek 23 persona fizikë dhe 15 persona juridikë për dëmin prej rreth 90 milionë euro në rastin “Kërmzov”
- Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në lidhje me rastin "Kërmzov" zhvillon procedurë kundër 23 personave fizikë dhe 15 personave juridikë, të dyshuar për shoqërim kriminal, mashtrim tatimor, pastrim parash dhe punë të pakujdesshme. Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi arrin në rreth 90 milionë euro, ndërsa aktivitetet e paligjshme janë kryer përmes kontratave fiktive, manipulimeve të TVSH-së dhe shitjeve të pasurive të paluajtshme.
- Post By Fami Bajrami
- 15:26, 10 qershor, 2025
Shkup, 10 qershor 2025 (MIA) - Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në lidhje me rastin "Kërmzov" zhvillon procedurë kundër 23 personave fizikë dhe 15 personave juridikë, të dyshuar për shoqërim kriminal, mashtrim tatimor, pastrim parash dhe punë të pakujdesshme. Sipas vlerësimeve fillestare, dëmi arrin në rreth 90 milionë euro, ndërsa aktivitetet e paligjshme janë kryer përmes kontratave fiktive, manipulimeve të TVSH-së dhe shitjeve të pasurive të paluajtshme.
Siç u informua në brifingun e sotëm me gazetarët në PTHP NKOK, iniciativa për hetim vjen nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, ndërsa lënda përfshinë periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2024.
Prokurori publik i shtetit, Lupço Kocevski, theksoi në brifing se Prokuroria po i vlerëson me kujdes bazat e rastit.
"Të lihet për vlerësim nga ana e Prokurorisë se cilat masa janë të nevojshme për sigurinë. Bazat e saj PP i vlerëson me vëmendje. Tani hetimi ka filluar, do të shohim se çfarë do të dalë më pas, shpresojmë që PP brenda afatit të ngrisë akuzë", tha Kocevski.
Shefi i PTHP NKOK, Islam Abazi, informoi se hetimi përfshinë periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2024 dhe se dëmi vlerësohet në rreth 90 milionë euro.
"Ka gjithsej 23 të akuzuar si persona fizikë dhe 15 juridikë. Ata dyshohen për shoqërim kriminal, fshehje tatimi, pastrim parash dhe sjellje neglizhente. Për disa nga të akuzuarit është kërkuar paraburgim, ndërsa për të tjerë masa të tjera sigurie", ka thënë Abazi.
Prokurorja Verica Berzhecka Kërsteva theksoi se kjo përfshin një numër të madh kompanishë të lidhura mes veti.
"Kjo ka të bëjë me dokumentacion të gjerë të kompanive të ndërlidhura mes veti", tha Berzhecka Kërsteva.
Ajo informoi se aktivitetet e paligjshme janë realizuar përmes kontratave fiktive, manipulimeve me TVSH-në dhe shitjes së pasurive të paluajtshme me çmime ekstreme. Hapësirat afariste që u shitën, siç shtoi ajo, ndodheshin në Strumicë dhe të gjitha janë në pronësi të personit juridik Kërmzov.
"Janë të dyshuar kontabilistë, menaxherë të personave juridikë dhe inspektorë të DAP-it dhe po shqyrtohet mundësia e zgjerimit të hetimit me persona të ri dhe afate kohore", shton prokurorja.
Në pyetjen sa nga ka ardhur iniciativa për lëndën, prokurorja tha se është nga DAP-i.
Biznesmenit nga Strumica, Risto Krmzov i dyshuar për keqpërdorime serioze financiare, iu caktuar paraburgim 30 ditor.
Ai nga Gjykata Penale dërgohet në burgun hetues “Shkupi” në Shuto Orizare.
Masa i është caktuar për shkak të rrezikut nga arratisja, ndikimit ndaj dëshmitarëve dhe mundësisë që ta përsërisë veprën.
Foto: arkivi i MIA-s