• e shtunë, 21 dhjetor 2024

PTHP në Shkup, Kumanovë, Gjevgjeli dhe Kriva Pallankë vitin e kaluar kanë punuar me deficit të prokurorëve dhe kuadrit administrativ

PTHP në Shkup, Kumanovë, Gjevgjeli dhe Kriva Pallankë vitin e kaluar kanë punuar me deficit të prokurorëve dhe kuadrit administrativ

Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) - Këshilli i prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shqyrtuar Raportin vjetor të Prokurorisë së lartë publike - Shkup dhe prokurorive themelore publike nga rajoni i PLP Shkup për vitin 2023.

Në raport, mes tjerash u theksua se në vitin raportues, PTHP Shkup, PTHP Kumanovë, PTHP Gjevgjeli dhe PTHP Kriva Pallankë kanë punuar me deficit të prokurorëve dhe kuadrit administrativ të nevojshëm për efikasitetin e punës.

Gjatë prezantimit të raportit, prokurori Jovan Cvetanovski, potencoi se po rritet numri i aktakuzave të ngritura të cilët janë duke u punuar për procedurë të shkurtuar. Është rritur edhe numri i ankesave kundër aktgjykimeve të Gjykatave themelore ku dominojnë ankesat për sanksione penale, mbi 80 për qind. Më së shumti ankesa janë dorëzuar në prokurori, që siç shtoi, janë në prokurorinë e Shkupit.

Konkluzioni i tij i përgjithshëm ishte se prokuroritë po bëjnë një punë të kënaqshme, por funksionojnë me kapacitet të reduktuar.

Nga Këshilli theksuan se është një raport i vjetër ku në ndërkohë kanë ndryshuar gjërat.

Këshilli sot ka marrë vendim për publikimin e shpalljeve për zgjedhjen e prokurorëve të rinj publikë në Prokurorinë Themelore Publike Prilep, në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup dhe në Prokurorinë Themelore Publike Kriva Pallankë.

Në lidhje me Draft-procesverbalin e seancës së tridhjetë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me Agjendën reformuese 2024-2027, potencuan se do të presin informata më të detajuara. rq/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR