PTHP Manastir paraqiti ankesë: Markovski duhet të shkojë në paraburgim, ka pronë jashtë vendit, mund të arratiset
- Prokuroria e Manastirit ka paraqitur ankesë kundër vendimit të Gjykatës, me të cilin përcaktohet që dy nga tetë të dyshuarit në hetimin për keqpërdorimet me prokurimet publike në KME "Manastir" të shkojnë në arrest shtëpiak. Prokuroria e Manastirit kërkon masën e paraburgimit, ndërsy si arsye për këtë theksohet rreziqet e arratisjes së të dyshuarve.
Shkup, 10 tetor 2025 (MIA) - Prokuroria e Manastirit ka paraqitur ankesë kundër vendimit të Gjykatës, me të cilin përcaktohet që dy nga tetë të dyshuarit në hetimin për keqpërdorimet me prokurimet publike në KME "Manastir" të shkojnë në arrest shtëpiak. Prokuroria e Manastirit kërkon masën e paraburgimit, ndërsy si arsye për këtë theksohet rreziqet e arratisjes së të dyshuarve.
Bëhet fjalë për njërin nga menaxherët e Minierave në KME "Manastir" dhe për Borçe Markovskin, pronarin e kompanisë "kompania Markovski", e cila më parë fitoi tenderë në Termocentra dhe e cila, si person juridik, dyshohet në këtë rast.
Siç informoi mbrëmë Prokuroria Publike në Manastir, prokurori publik kompetent nuk u pajtua me vendimin e Gjykatës, duke marrë parasysh rreziqet e arratisjes së të dyshuarve, veçanërisht pasi njëri prej tyre, Markovski, ka pronë të konsiderueshme në një vend tjetër. Për këto arsye, Prokuroria ka paraqitur ankesë kundër vendimit të Gjykatës dhe kërkon masën e paraburgimit.
Ndaj këtij vendimi të gjykatës së Manastirit reagoi VMRO-DPMNE, që konsideron se një veprim i tillë është i turpshëm, duke theksuar se nuk do të lejojnë, siç thonë, gjyqësori i LSDM-së dhe BDI-së të lirojë kriminelët.
Prokuroria Publike dje lëshoi Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër tetë personave fizikë dhe një personi juridik për vepra të vazhdueshme penale që lidhen me furnizimet publike në KME Manastir.
Pesë persona zyrtarë në KME Manastir, përfshirë ish drejtorin e Termocentralit dhe katër menaxherë dhe drejtorë në KME Manastir, dyshohet se në vitin 2023 si bashkëkryerës kanë kryer vepër penale të vazhdueshme “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, duke mos ushtruar pozitën dhe autoritetin e tyre zyrtar me qëllim të përfitimit për një person tjetër dhe dëmtimin e termocentralit, gjegjësisht në kundërshtim me projektin themelor të minierave dhe nevojat e minierës “Zhivojno”, ata organizuan dhe realizuan një furnizim publik për zhvendosjen e termocentraleve nga miniera “Osllomej” në KME Manastir.
Personi juridik, pronari/menaxheri dhe një person tjetër i punësuar nga personi juridik SHPKNJP- kompania Markovski dyshohet se megjithëse ishin të vetëdijshëm se puna nuk ishte kryer, kanë dorëzuar fatura në bazë të të cilave nga KME Manastir në mënyrë të paligjshme kanë paguar 106.200.000 denarë përfshirë TVSH-në, duke kryer vepër penale të vazhdueshme “keqpërdorim të procedurës për thirje publike dhe partneriteti publik-privat”.
Me aktivitetet parahetimore, siç informojnë nga Prokuroria, pas urdhrit të prokurorit publik që ka ndërmarrë Policia financiare në muajt e fundit, janë siguruar prova që japin dyshim të arsyeshëm se pesë të dyshuar – zyrtarë në KME Manastir, përkatësisht drejtori i atëhershëm i kombinatit dhe katër menaxherë në KME Manastir, gjatë vitit 2023 si bashkëkryerës kanë kryer vepër penale të vazhdueshme – Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar sipas nenit 353 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit penal. ls/
Foto: Arkiv