PTHP Manastir ka zbuluar një skemë mashtrimesh me aksidente të rreme trafiku, ku nga qytetarët janë përfituar mbi 60,000 euro, rastet lidhen me numra telefoni nga Rumania
- Prokuroria Themelore Publike Manastir, në koordinim me Qendrën Hetimore të po të njëjtës prokurori dhe SPB Manastir, zbuloi një skemë të përpunuar për të mashtruar qytetarët me aksidente të rreme trafiku. Rastet lidhen me numra telefoni nga Rumania.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:40, 9 mars, 2026
Manastir, 9 mars 2026 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Manastir, në koordinim me Qendrën Hetimore të po të njëjtës prokurori dhe SPB Manastir, zbuloi një skemë të përpunuar për të mashtruar qytetarët me aksidente të rreme trafiku. Rastet lidhen me numra telefoni nga Rumania.
Nga PTHP Manastir informojnë se në territorin e saj gjatë dy – tre muajve të fundit, janë mashtruar mbi dhjetë qytetarë, prej të cilëve janë përfituar gjithssej mbi 60,000 euro dhe sende të tjera me vlerë. Numri i ngjarjeve të tilla është rritur veçanërisht që nga fillimi i shkurtit, që kur janë regjistruar gjashtë raste të ngjashme.
Në të gjitha rastet, metoda e tkryerjes është e ngjashme, thonë nga PTH Manastir, të dëmtuarit janë zakonisht persona më të moshuar, të cilët marrin telefonatë se një i afërm i tyre është plagosur rëndë në një aksident trafiku dhe se nevojiten urgjent para për operacion të komplikuar. Versioni i dytë i fakteve të rreme që mashtruesit u paraqesin disa prej të dëmtuarve është se i afërmi i tyre shkaktoi një aksident trafiku me pasoja të rënda dhe se paratë nevojiten për të shmangur dënimin me burg.

Të mashtruar dhe të frikësuar për të afërmit e tyre, palët e dëmtuara bien dakord të paguajnë shuma të ndryshme parash – nga disa dhjetëra mijëra denarë deri në mbi 20,000 euro, bizhuteri ari dhe sende me vlerë. Paratë dorëzohen në lokacione të ndryshme në Manastir, tek persona të cilët më parë përmes një njoftimi në Fejsbuk ishin angazhuar për punë. Deri tani, Prokuroria Themelore Publike Manastir ka ngritur akuzë ndaj katër personave të tillë, të cilët ndiqen si bashkëkryerës në mashtrimet dhe që morën paratë direkt nga qytetarët e mashtruar.
Sipas të dhënave nga hetimi, paratë më pas transportohen dhe dorëzohen tek një person deri tani i panjohur në Bullgari. Ajo që i lidh rastet janë edhe numrat e telefonit nga Rumania të cilat u përdorën në të gjitha këto ngjarje për të kontaktuar të dëmtuarit.
Prokuroria Themelore Publike Manastir ka dërguar gjithashtu një kërkesë për ndihmë ligjore ndërkombëtare deri tek organet e këtyre vendeve, me qëllim marrjen e masave për zbulimin e autorëve, ndërkohë, organet hetimore apelojnë tek qytetarët që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve dhe të mos pranojnë të dorëzojnë para "në dorë" tek persona që nuk i njohin fare. qa/
Foto: MIA