PTHP Kumanovë hap lëndë për ndotjen e Kriva Rekës
- Prokuroria Themelore Publike Kumanovë sot njoftoi se tashmë është formuar lëndë për Kriva Rekën dhe pretendimet e komunës se është e ndotur pas avarisë në minierën e Toranicës. Megjithatë, nga prokuroria njoftojnë se tek ata raportimi ende nuk ka arritur nga komuna.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:05, 3 prill, 2025

Kumanovë, 3 prill 2025 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Kumanovë sot njoftoi se tashmë është formuar lëndë për Kriva Rekën dhe pretendimet e komunës se është e ndotur pas avarisë në minierën e Toranicës. Megjithatë, nga prokuroria njoftojnë se tek ata raportimi ende nuk ka arritur nga komuna.
"Deri tani kallëzim penal nga Komuna e Kriva Pallankës nuk ka arritur, megjithatë prokuroria tashmë po ndërmerr masa. Është formuar lëndë, PTHP-ja ka thirrur inspektorët e mjedisit jetësor, të cilët ndërmorën veprimet e kontrollit. Ata kanë dorëzuar raport deri te prokuroria. PTHP-ja vazhdon të ndërmarrë edhe masa të tjera, janë lëshuar urdhra dhe ekspertiza", njoftojnë për MIA-n nga PTHP Kumanovë.
Sot kryetari i Komunës së Kriva Pallankës, Sashko Mitovski prezantoi analiza të reja ku pretendon se uji në lum është seriozisht i ndotur. Dje në konferencën për media menaxhmenti i kompanisë "Bullmak 2016" mohoi se problemi teknik që ka ndodhur në minierën e Toranicës nuk ka shkaktuar ndotje të Kriva Rekës. qa/
Foto: MIA