PTHP ka ngritur aktakuzë kundër dy personave për parandalimin e ekipit të gazetarëve që të raportojnë ngjarjen
- Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup ngriti aktakuzë kundër dy personave të cilët akuzohen se si bashkëpunëtorë kanë kryer vepër penale - parandalim të personit zyrtar në kryerjen e aktivitetit zyrtar nga neni 382, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 2 dhe paragrafin 1 të Kodit penal.
- Post By Fami Bajrami
- 11:54, 15 korrik, 2025
Shkup, 15 korrik 2025 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup ngriti aktakuzë kundër dy personave të cilët akuzohen se si bashkëpunëtorë kanë kryer vepër penale - parandalim të personit zyrtar në kryerjen e aktivitetit zyrtar nga neni 382, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 2 dhe paragrafin 1 të Kodit penal.
PTHP në Shkup kumtoi sot se më 9 korrik afër një deponie për skrap metalesh në rrugën "Indira Gandi" në Shkup, të akuzuarit, një burrë dhe një grua së bashku përdorën forcë për të penguar gazetarin dhe kameramanin e TV Alsat M në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, përkatësisht gjatë raportimit për zjarrin që shpërtheu në deponinë në Vizbeg.
"Gazetari dhe kameramani me legjitimacion kanë arrit në vendngjarje për të bërë një kronikë, por dy të akuzuarit u tha fillimisht se nuk kanë leje për të filmuar sepse mbeturinat kanë qenë pronë private që ata posedojnë. Megjithatë, kur ekipi televiziv vazhdoi të kryejë detyrën e tyre zyrtare, fillimisht gruaja e sulmoi fizikisht kameramanin, e ka goditur me shqelma dhe grushte, ka kapur për qafe dhe ia ka dëmtuar kamerën. Gazetari qëndroi midis tyre për të mbrojtur kameramanin dhe pajisjet dhe ka filluar të xhirojë me telefon celular", qëndron në komunikatëën e PTHP-së.
E akuzuara, siç theksohet e ka goditur edhe atë me shqelma, ka goditur telefonin që ka rënë në tokë. Në atë moment ka ndërhyrë edhe i akuzuari me kërcënime dhe fyerje dhe ka qëlluar gazetarin me shuplakë dhe e ka dëbuar nga vendi i ngjarjes.
Prokurori publik deri te Gjykata Themelore Penale në Shkup ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masave të përcaktuara më parë - paraburgim për të akuzuarin dhe arrest shtëpiak për të akuzuarën.
"Njëherësh, vazhdon procedura paraprake hetimore në lidhje me zjarrin e mbeturinave dhe pasojat e tij", qëndron në kumtesën PTHP-së.
Foto: arkivi i MIA-s