PTHP: Bomba dhe municion janë gjetur në një shtëpi në Idrizovë, ngritet hetim
- Prokuroria Themelore Publike Shkup solli urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale "përpunim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë dhe materie spërkatëse", nga neni 396 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal.
- Post By Sara Ademi
- 16:32, 3 shtator, 2025
Shkup, 3 shtator 2025 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Shkup solli urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një personi për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale "përpunim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë dhe materie spërkatëse", nga neni 396 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal.
Siç informojnë nga PTHP, në shtëpinë e tij në Idrizovë, i dyshuari 57 vjeçar në mënyrë të paautorizuar ka mbajtur municion dhe meterie shpërthyese e cila për qytetarët është e ndaluar. Gjatë bastisjes, në një arkë të drurit në dhomën e ditës, policia ka gjetur dy bomba dore - granatë të modelit "M.75", si dhe pesëdhjetë plumba të kalibrit 7,65 mm të destinuar për djegie nga armë zjarri gjysmëautomatike dhe automatike.
Prokurori publik i paraqiti një propozim gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale në Shkup për të përcaktuar masën e paraburgimit për të dyshuarin, pasi ekziston rreziku që ai të arratiset ose ta përsërisë krimin. sa/
Foto: MIA