• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pse disa njerëz pothuajse asnjëherë nuk sëmuren?

Pse disa njerëz pothuajse asnjëherë nuk sëmuren?

Los Anxhelos, 4 qershor 2024 (MIA) - Legjenda urbane flet për njerëzit të cilët asnjëherë nuk sëmuren...Ftohjet, supozohet, "anashkalojnë", gripin asgjë nuk mund t'u bëjë atyre dhe sillen si "supernjerëz" me imunitet tepër të fortë. Cila është fshehtësia e tyre?

Gjatë motit të ndryshueshëm a.q. ngritje dhe rënie e temperaturës, është e dobishme të mbani mend disa truke për "zgjimin" e imunitetit. Hulumtimet tregojnë se këto janë shprehi që i mbajnë viruset më larg.

Shkuarja më herët në krevat

Njerëzit të cilët flejnë tetë orë kanë shanse më të vogla të infektohen me virus, në krahasim me ata që flejnë shtatë orë ose më pak, thonë profesionistët. Trupi natën ripërtërihet dhe i rikthen dhe balancon hormonet e stresit, që e bën njeriun më pak të nënshtruar në infeksione të ndryshme.

Çaji i gjelbër

Një studim shkencor i realizuar në SHBA thekson se njerëzit që pinë çaj të gjelbër ose çaj të zi gjatë ditës krijojnë tre herë më shumë interferon - një protein i fortë i cili i shkatërron viruset. Çaji i gjelbër, si një nga pijet me antioksidantë më të pasur, është i njohur edhe për shumë përfitime tjera shëndetësore.

Ngrënie ushqimit "shumëngjyrësh"

Nëse hamë ushqim me shumë ngjyra, me të gjithë antioksidantët e nevojshëm, kjo di t'i ndihmojë shumë trupit të mbrohet nga viruset. Në atë kuptim rekomandohet pemë dhe perime të ndryshme, si patatja, karrota, perimet e gjelbra, kungulli, lakra e thartë, portokalli, specat, manaferat, si dhe bajamet dhe frutat tjera arrore.

Probiotikë

Bakteret e dobishme në zorrë janë të rëndësishme për imunitetin. Nëse suplementet që përmbajnë probiotikë nuk preferohen individualisht, këshilla thotë: Më shumë ushqime të fermentuara, p.sh. kos, jogurt ose lakër e thartë.

Mosprekja e fytyrës

Fërkimi i syve, hundës dhe gojës me duar rrit rrezikun e infeksioneve virale të organeve të frymëmarrjes. Heqja dorë nga e gjithë kjo ul rrezikun me 41 për qind, tregon hulumtimi. Këshillë: Lani duart rregullisht dhe gjatë sezonit të gripit, shpërlani hundën dhe fytin me një solucion kripe deti në ujë të ngrohtë për të pastruar grimcat e grumbulluara. sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR