• e hënë, 23 dhjetor 2024

Protestat në kampuset e universiteteve në SHBA kundër luftës në Gazë vazhduan, profesorët i mbështesin studentët

Protestat në kampuset e universiteteve  në SHBA kundër luftës në Gazë vazhduan, profesorët i mbështesin studentët

 Uashington, 27 prill 2024 (MIA) - Studentët që protestuan kundër luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në universitetet anembanë SHBA-së sot u zotuan se do të vazhdojnë demonstratat e tyre, ndërsa profesorët i dënuan kryetarët e universiteteve të cilët  kërkuan që policia t'i largojë protestuesit nga kampuset.

 Ndërsa Universiteti Kolumbia vazhdon të negociojë me protestuesit pro-palestinezë, këshilli i universitetit të premten miratoi një rezolutë për të formuar një grup pune për të hetuar udhëheqjen e administratës, e cila javën e kaluar i bëri thirrje policisë t'i evakuojë studentët, që rezultoi me bllokim dhe më shumë se 100 arrestime.

 Policia arrestoi rreth 100 njerëz këtë mëngjes në një përpjekje për të pastruar kampin e protestës pro-palestineze në Universitetin Nortistern në Boston për shkak të fyerjeve antisemite, kumtuan nga NVU.

 Aksioni u ndërmor pasi protestuesit të cilët iu drejtuan "fyerjeve virulente antisemite, duke përfshirë edhe 'Vriti hebrenjtë', e kaluan kufirin", thuhet në kumtesën e  universitetit në Iks

 Megjithëse universiteti vazhdimisht ka vendosur, ndësa më pas i ka shtyrë afatet për heqjen e kampit të ngritur nga protestuesit, universiteti u dërgoi një email studentëve të premten në mbrëmje duke thënë se kthimi i policisë në kampus në këtë kohë do të ishte kundërproduktiv, njoftuan mediat amerikane.

 

QËNDRONI TË LIDHUR