• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Protesta të dhunshme nga shoferët e taksive në Kejptaun, vriten dy burra

Protesta të dhunshme nga shoferët e taksive në Kejptaun, vriten dy burra

 Kejptaun, 7 gusht 2023 (MIA) - Dy burra janë vrarë sot në qytetin e Afrikës së Jugut, Kejptaun, gjatë ditës së pestë të protestave të dhunshme që javën e kaluar i filluan nga shoferët e taksive të minibusëve kundër qeverisë.

Një person humbi jetën, ndërsa tre u plagosën në një të shtëna në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Kejptaun pasi një grup protestuesish hodhën gurë në një makinë dhe shoferi iu përgjigj me zjarr, bëri të ditur policia. 

Policia shtoi se të shtënat kanë ndodhur gjatë një bllokade të organizuar nga shoferët e taksive pranë aeroportit dhe konfirmon se vrasësi do të hetohet për vrasje dhe tentativë vrasjeje. 

 Ndërkohë, një burrë ndërroi jetë nga plagët e shumta me armë zjarri në të shtëna të veçanta që policia tha se kishte lidhje edhe me protestat.

 Trazirat në periferi të qytetit të dytë më të madh të Afrikës së Jugut shpërthyen pasi shoferët e taksive dolën në grevë të enjten e kaluar, "të indinjuar nga trajtimi i ashpër i policisë dhe autoriteteve të qytetit" dhe konfiskimi i disa prej automjeteve të tyre.

Të premten në mbrëmje u vra  një nëpunës  për zbatimin e ligjit, ndlrsa dhe autoritetet e qytetit po e lidhin vdekjen e policit me protestat. 

Pati automjete të djegura në shumë vende në periferi të Kejptaunit, ku lagjet e mëdha dhe të varfra janë skenë e protestave të shpeshta të dhunshme. 

Foto: EPA 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR