• e hënë, 23 dhjetor 2024

Protesta paralajmëruese të administratës gjyqësore, kërkojnë paga më të larta

Protesta paralajmëruese të administratës gjyqësore, kërkojnë paga më të larta

Shkup, 13 qershor 2023 (MIA) - Të punësuarit e administratës gjyqësore sot dolën në protestë paqësore njëorëshe para Gjykatës Themelore Penale në Shkup me kërkesë për kthimin e shtesave në paga deri në 35 për qind dhe dhe miratim të menjëhershëm  të ligjit për shërbim gjyqësor.

Protestën e organizuan Sindikata e Pavarur të Administratës Gjyqësore të Maqedonisë dhe Shoqatës së Administratës Gjyqësore.  

Jasmina Veliçkova  kryetare e Shërbimit Gjyqësor të Maqedonisë, thotë se paratë nga shtesat vijnë nga pagesa e paushallit të gjykatës dhe se nuk varen nga Ministria e Financave. 

"Të na kthehen shtesat e pagave. Ato shtesa janë nga buxheti i gjykatës, nuk janë nga Ministria e Financave, sepse ne buxhetin e gjykatës e mbushim nga paushalli. Kërkojmë urgjentisht, si ka para për 78 për qind pagë  më të lartë për funksionarët, paga evropiane për ata edhe për ne", tha Veliçkova në protestë. 

 

Nënkryetarja e Shoqatës së Administratës Gjyqësore, Renata Gjorgievska, thotë se në protestë po e shprehin pakënaqësinë e tyre  nga vendimi i Këshillit Gjyqësor se është refuzuar kërkesa e tyre për pagesë së paku 25 për qind shtesë në pagë për shërbimin gjyqësor.  

"Përveç që u refuzua kjo kërkesë, është marrë edhe vendim  me të cilin refuzohen shtesat për në maj të vitit 2023. Këtë pakënaqësi e shprehim  sepse 90 për qind e të punësuarve në shërbimin gjyqësor janë në kufijtë e ekzistencës. Paga mesatare është 25.000 denarë, ndërsa shporta e konsumit të një familje katëranëtarëshe për muajin maj është 50.000 denarë", tha Gjorgievska. 

Kërkuan nga organet kompetente në Këshillin Gjyqësor të koordinohen dhe t'i sigurojnë mjetet për pagesë të të paktën 35 për qind të shtesave të nëpunësve gjyqësorë deri në miratimin e ligjit të ri të shërbimit gjyqësor.  

Nëse Këshilli Gjyqësor nuk i përmbush kërkesat e tyre, nëpunësit gjyqësorë paralajmëruan për disa orë protesta në të gjitha gjykata në shtet, ndërsa më vonë edhe grevë. ar/

 Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR