• e hënë, 23 dhjetor 2024

Protesta në Bruksel në mbështetje të banorëve të Gazës

Protesta në Bruksel në mbështetje të banorëve të Gazës

Bruksel, 22 tetor 2023 (MIA) – Disa mijëra persona morën pjesë pasditen e sotme në protestën në Bruksel në mbështetje të banorëve të Gazës, organizuar nga disa sindikata dhe organizata joqeveritare belge.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, sipas organizatorëve të protestës, në të kanë marrë pjesë rreth 25.000 persona, ndërsa sipas policisë belge në protestë kanë marrë pjesë 12.000 persona.

Protesta filloi para selisë së Komisionit Evropian, nga ku protestuesit marshuan nëpër rrugët përreth e cila përfundoi te lokacioni nga ishte nisja – sheshi “Shuman” para godinës së KE-së.

Pjesëmarrësit në protestë mbanin flamuj dhe pankarta palestineze me mesazhe mbështetjeje për palestinezët dhe ndërprerje të "masakrave në Gaza", por edhe "Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë" dhe "Kapitalizmi është bombë e vërtetë". 

Tashmë në paralajmërimin e protestës, organizatorët apeluan që ajo të jetë paqësore, të mos ketë asnjë arsyetim për krimet e luftës, sulmet ndaj civilëve apo çfarëdo lloj manifestimi të antisemitizmit apo ndonjë formë tjetër të racizmit dhe në disa raste gjatë tubimit ata rikujtuan se nuk duan asnjë mesazh antisemitist kundër popullit hebre.

"I dënojmë pa mëdyshje të gjitha sulmet ndaj popullatës civile, përfshirë edhe ato të kryera nga Hamasi që nga 7 tetori kundër civilëve izraelitë të cilat rezultuan me qindra të vdekur. Megjithatë, asnjë sulm nuk mund ta arsyetojë mosrespektimin e rregullave të luftës", thuhet në manifestin organizatorëve të tubimit.

Foto: Fesjbuk RTL

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR