• e hënë, 23 dhjetor 2024

Protesta antiqeveritare në Izrael, protestuesit kërkojnë të pranohet marrëveshja për armëpushim

Protesta antiqeveritare në Izrael, protestuesit kërkojnë të pranohet marrëveshja për armëpushim

Tel Aviv, 27 qershor 2024 (MIA) - Protestues në Tel Aviv mbrëmë kërkuan dorëheqje nga kryeministri Benjamin Netanjahu dhe pranim të marrëveshjes për armëpushim me qëllim të lirimit të pengjeve të cilët i mban Hamasi në Gazë.

Sipas Tajms of Izrael, protestuesit kanë bllokuar autostradën në Tel Aviv, duke shkaktuar vonesa të mëdha në komunikacion. Protestuesit të cilët kërkojnë kthimin e pengjeve bllokuan shumë rrugë të ndryshme përgjatë gjithë vendit. 

Në rrugën kryesore detare të Izraelit, Ruta 2, në afërsi të HaBonim në jug të Haifit, protestuesit e kanë ndërprerë komunikacionin në dy drejtimet.

Në autostradën Ajalon në qendër, protestuesit kanë djegur konstruksionin e kafazit metalik në të cilin shkruante "Ndihmë".

Protestat mbahen nën moton "Ose marrëveshje, ose varrim".

"Netanjahu hoqi dorë nga pengjet. Sa i takon atij, ata mund edhe të varrosen në Gazë derisa ai e mban funksionin e tij", deklarojnë familjet e pengjeve të cilët janë të përfshirë në protesta. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR