• e hënë, 23 dhjetor 2024

Protestë studentore para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

Protestë studentore para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës

Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA) - Para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës sot pasdite filloi protesta e paralajmëruar e studentëve të cilët në mënyrë të këtillë vendosë ta shprehin pakënaqësinë nga efikasiteti i MASH-it sepse nuk i respekton afatet për pagesë të bursave dhe të subvencioneve të tjera.

Organizues i protestës është Kuvendi studentor universitar (USU) i Universitetit "Shën Cirili e Metodi" në Shkup, i cili kumtoi se studentët "e ngrisin zërin të bashkaur", sepse kanë mbështetje dhe nga kuvendet studentore universitare të unoversiteteve shtetërore "Shën Klimenti i Ohrit", "Goce Dellçev", "Nënë tereza", si dhe nga universitetet private AUE-FON dhe Amerikan Kolexh.

"Duam ndryshime, duam përgjegjësi", brohoritnin studentët të cilët revoltën e shprehën me fishkëllima, pankarta dhe "kartona to kuq", të tubuar në bulevardin para MASH-it i cili është i mbyllur për komunikacion.

Me protestën, studentët kërkojnë efikasitet më të madh të MASH-it për shkak të pagesës me kohë të bursave studentore, pagesave të vonuara të vauçerëve për transport, vonesa me pagesat rreth marrëvehsjeve për pagesë retroaktive të bursave, probleme me masën e shujtës së subvencionaur studentore, për shkak të mosrespektimit të afateteve të caktuara dhe, siç thonë, probleme në koordinimin mes sektorëve në Ministri.

Në protestë merr pjesë edhe organizata joformale "Rezistenca studentore" e cila paraprakisht caktoi protestë para MASH-it në orën 16, por iu bashkangjit nismës së USU të USHCM për protestë të përbashkët në orën 14 për shkak të daljes masive dhe unitetit në kërkesa. Siç kumtoi, "vetëm të bashkuar mund të luftojmë prë të drejtat tona studentore". ab/

Foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR