• e martë, 05 nëntor 2024

Protestë para Universitetit të lirë të Berlinit në shenjë solidariteti me Rripin e Gazës

Protestë para Universitetit të lirë të Berlinit në shenjë solidariteti me Rripin e Gazës

Berlin, 7 maj 2024 (MIA) - Aktivistët pro-palestinezë protestuan sot jashtë Universitetit të lirë të Berlinit, duke bërë thirrje për rezistencë studentore në të gjithë Gjermaninë në solidaritet me popullin e Rripit të Gazës.

Sipas vlerësimeve të zëdhënëses së Universitetit në protestat kanë marrë pjesë nga 80 deri 100 persona. 

Aktivistët e grupit Koalicioni studentor Berlin bënë thirrje për pushtimin e universiteteve gjermane dhe kërkuan fundin e "shtypjes koloniale".

Rreth 150 aktivistë më 3 maj protestuan para Universitetit Humbolt në Berlin. 

Prej më shumë se dy javësh,  në një numër të madh të universiteteve në SHBA, në Britaninë e Madhe dhe vende të tjera ka protesta kundër ofensivës izraelite në Rripin e Gazës. ls/ 

Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR