• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Protestë para Qeverisë për rastin e Klinikës së Onkologjisë

Protestë para Qeverisë për rastin e Klinikës së Onkologjisë

Shkup, 2 tetor 2023 (MIA) - Në organizim të platformës "Përgjegjësia", është mbajtur sot një protestë para Qeverisë lidhur me rastin e Klinikës së Onkologjisë.

Darian Petrov, aktivist, aktor i teatrit, i cili është pjesë e organizatës, në prezantimin e tij tha se arsyeja e protestës është mosbesimi në sistemin e drejtësisë dhe institucionet.

"Meqenëse nuk i besojmë sistemit të drejtësisë, institucionet vendosën të veprojnë, ne formuam këtë platformë pa asnjë sfond politik, pa mbështetje financiare në kujtim të të dashurve tanë të humbur para kohe për të mbështetur të gjithë pacientët onkologjikë dhe familjet e tyre, por edhe për të gjithë qytetarët tjerë që po luftojnë me këtë sistem. Është mënyra jonë e kanalizimit të energjisë, sepse nëse lejojmë që trishtimi, zemërimi dhe frika të na pushtojnë, do të shkojmë lehtësisht në ekstremet e zhgënjimit personal, intolerancës, apatisë, por me vetëdije vendosim të qëndrojmë në anën e një lufte dinjitoze, zbulimin e së vërtetës dhe dhimbjen tonë personale ta shndërrojmë në ndihmë për ata që kanë më shumë nevojë", tha Petrov.

Ai shtoi se pakënaqësia është e lartë, sidomos ndaj agjendave politike.

Iva Petrovska, një nga të pranishmit në protestë, ka dërguar mesazh se do të luftojnë për drejtësi dhe paqe.

Organizatori Petrov njoftoi se të hënën e ardhshme në orën 18 do të mbahet një protestë tjetër. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR