• e hënë, 23 dhjetor 2024

Protestë para Qeverisë me thirrje të mos pranohet propozimi francez

Protestë para Qeverisë me thirrje të mos pranohet propozimi francez
Shkup, 2 korrik 2022 (MIA)- Porosi kundër propozimit francez, apel të mos nënshkruhet dhe kërkesa për dorëheqje janë dëgjuar në protestën e sontme para Qeverisë nën moton “Ultimatum- Jo faleminderit”. Zyrtarisht nuk ka pasur organizator, por është mbështetur nga parti politike dhe organizata qytetare që konsiderojnë se propozimi i Francës është jashtëzakonisht i keq për popullin maqedonas dhe interesat nacionale maqedonase. Folësit- personalitete publike, gazetarë, profesorë dhe përfaqësues të Shoqatave kanë ftuar Qeverinë të mos e nënshkruajë propozimin me porosi se “Maqedonia është gjithçka që kemi dhe nga ajo asnjëherë dhe me asnjë kusht nuk do të heqim dorë”. “Sonte themi, ‘no pasaran’. Shtruam dorën, na e kërkojnë shpirtin, a ka çmim shpirti...Rezistenca do të jetë çdoherë, ndërsa fitorja është e garantuar pasi Maqedonia, maqedonasit, gjuha maqedonase dhe historia, kultura dhe identiteti janë e vërteta e vetme”, është thënë në protestë. Sipas pjesëmarrësve, mohimi i së drejtës së vetpërcaktimit dhe kushtëzimi i integrimeve evropiane të Maqedonisë me pranimin e fshirjes së njëanshme të veçorive kulturore dhe historike dhe mosnjohjes së njëanshme të gjuhës, nuk është pjesë e kritereve për anëtarësim në BE dhe as dhe rregull e shteteve anëtare. “Rroftë Maqedonia dhe asnjëherë kapitullim... ka qenë disa nga porositë gjatë protestës e cila zgjati një orë e gjysmë dhe përfundoi pa incidente. Të pranishmit njoftuan se kundër pranimit të propozimit francez do të dalin edhe nesër në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë. Protesta u mbështet edhe nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, lideri i së cilës Hristijan Mickoski para fillimit deklaroi para mediat se “nuk na duhet Evropa nëse duhet të asimilohemi”. “Nuk dua të jem në Evropë, sepse kam të drejtë të jem maqedonas i cili flet në gjuhën maqedonase dhe lufton për Maqedoninë e tij, për identitetin e tij, për kulturën e tij, për historinë e tij dhe për trashëgiminë e tij”, tha Mickoski. Dje, qeveria e publikoi propozimin e modifikuar nga Franca i cili duhet të pranohet si kusht që Bullgaria të heqë veton dhe të hapë negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

QËNDRONI TË LIDHUR