• e diel, 22 dhjetor 2024

Protestë paqësore e qytetarëve të Manastirit para ISHP Spitalit Klinik "Dr. Trifun Panovski"

Protestë paqësore e qytetarëve të Manastirit para ISHP Spitalit Klinik

Manastir, 12 prill 2023 (MIA) - Në shenjë të ngushëllimit për foshnjën e vdekur dhe vajzën gjashtëvjeçare Jana, qytetarët e Manastirit sot pasdite mbajtën protestë paqësore para ISHP Spitalit Klinik "Dr.Trifun Panovski" në Manastir.

Me një minut heshtje dhe tingull të sirenës, pjesëmarrësit në protestë porositën se është e palejueshme që në mjekësinë moderne të ndodhin tragjedi. 

"Sirena është ndezur, ndërsa alarmi për spitalin e Manastirit. Është e papranueshme në shekullin 21 me mjekësi kaq të avancuar, që të dashurit tanë të largohen në këtë mënyrë. Me një minutë heshtje nderojmë vdekjen e parakohshme të të gjithë fëmijëve që përjetuan fatin e Janës. Dorëheqja e drejtorit të mëparshëm për ne nuk do të thotë asgjë sepse ai vetë ka deklaruar se gjendja në spital është dëshpëruese dhe për këtë arsye besojmë se inspektimi nuk duhet të bëhet vetëm kur ndodhin tragjedi, por vazhdimisht", tha Igor Petkovski, përfaqësues i organizatorit të protestës.

Qytetarët e Manastirit kërkuan publikimin e shkaqeve për të dyja tragjeditë të cilat ndodhën në ISHP Spitalin Klinik  "Dr. Trifun Panovski". fc/

Fotografitë: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR