• e hënë, 23 dhjetor 2024

Protestë për rastin e Onkologjisë: Si pacientë, më e rëndësishme është që të merren emra dhe mbiemra të personave përfshirë

Protestë për rastin e Onkologjisë: Si pacientë, më e rëndësishme është që të merren emra dhe mbiemra të personave përfshirë

Shkup, 19 shtator 2023 (MIA) - Si pacientë të onkologjisë, është më e rëndësishme të merren emra dhe mbiemra të personave të përfshirë, u theksua në protesën e sontme para Prokurorisë në Shkup, pasi sipas pretendimeve në opinion për keqpërdorim të barnave në Klinikën e Onkologjisë u hap procedurë parahetimore.  

Pacientlt e onkologjisë në protestpën e sontme informuan se sot, siç pohojnë, "në Klinikën e Onkologjisë nuk u është mundësuar të marrin udhëzim për eko", siç u është thënë, procedura ka qenë që ajo të shkojë përmes mjekut të familjes. 

"Ndërsa, kjo shkon ngadalë sepse nuk ka termine, dhe duhet të caktohet privatisht", shpjegoi një paciente, pjesëmarrëse në protestë.

Ana Marjanoviq, paciente në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, tha se tashmë një kohë të gjatë flasin për kërkesat dhe pritjet e tyre nga parahatimi. 

Lidhur me parahetimin, shtoi ajo, është më e rëndësishme t'u dërgohet apel pacientëve, si dhe familjarëve të pacientëve tashmë të vdekur të Onkologjisë, që të raportojnë në PTHP çdo dyshim që e kanë apo e kanë pasur për terapitë, dhe të dalin të gjithë ata pacientë, të cilëve u është shkurtuar, apo janë refuzuar, për terapi të caktuar. 

 Në pritje të tetorit, muajit botëror të të sëmurëve nga kanceri i gjirit, gjithashtu, shtoi ajo, duam t'u dërgojmë mesazh të gjitha organizatave, institucioneve dhe mediave se duhet të merren masa pak më serioze për nxitjen  e ndërgjegjësimit te njerëzit për këtë sëmundje, si dhe  rëndësinë e madhe të vetëdiagnostikimit.

 Në protesë u theksua se tubimet para PTHP-së do të vazhdojnë, me qëllim që të motivohen një numër më i madh i pacientëve të onkologjisë, t'i ndajnë përvojat e tyre nga kjo klinikë dhe njëkohësisht, të përkushtohen prokurorët, të cilët punojnë në këtë rast, se pacientlt e onkologjisë kanë nevojë për hetim të shpejtë dhe efektiv.

Foto: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR