• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Protestë e qytetarëve para PTHP-së për rastin e Klinikës së Onkologjisë

Protestë e qytetarëve para PTHP-së për rastin e Klinikës së Onkologjisë

Shkup, 18 shtator 2023 (MIA) - Me mesazhin "Drejtësi për viktimat"  nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sonte ka vazhduar protesta për rastin me Klinikën e Onkologjisë para Prokurorisë Themelore Publike në Shkup.

Aleksandar Panajotov, i cili është pjesë e organizimit, tha se ky është problem një dekadësh dhe numëroi disa raste në të cilat kanë pësuar jetë njerëzish.

Ai shtoi se protestojnë për shkak të inercisë së institucioneve, duke kërkuar të gjenden përgjegjësit për kaosin në shëndetësi.

Darian Petrov, aktivist, aktor i teatrit, tha se të dhënat e fundit nga Klinika e Onkologjisë janë të frikshme.

"Si qytetar i këtij vendi, politikisht neutral, që jeton, punon, krijon dhe vepron në vendlindjen e tij, inkurajoj dhe motivoj të gjithë bashkëqytetarët që të mbështesin protestat. Tani për tani, kjo është mënyra e vetme për të shkuar kundër sistemit. Le të jetë ky fillimi i ndërtimit të një mase të fortë, kritike popullore, e cila do të kundërshtojë ashpër çdo padrejtësi në të ardhmen", theksoi Petrov.

Para Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut filloi protesta për rastin me Klinikën e Onkologjisë. Duke kërkuar "Drejtësi për viktimat", protesta pritet të vazhdojë para objektit të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup.

Organizatorët paralajmëruan se do t'i intensifikojnë protestat dhe ritheksuan se kërkohet një vendim gjyqësor për të gjithë të përfshirët në "skandalin me Klinikën e Onkologjisë", por edhe për zbulimin e informacioneve lidhur me hetimin e tragjedisë në spitalin modular në Tetovë. 

"Nuk do të ketë drejtësi sociale derisa të merret përgjegjësia për shuarjen e jetëve të njerëzve si pasojë e korrupsionit. Duhet të ketë drejtësi për viktimat!", është mesazhi i protestës.

Ata theksojnë se ndryshimet e miratuara në Kodin Penal nuk do t'i lirojnë të përfshirët nga krimet e tyre, nëse, siç theksojnë, nuk e lejojmë.

"Nuk është plotësuar ultimatumi i javës së kaluar, sidomos kërkesa që PTHP të dalë me detaje për rrjedhën e hetimeve brenda një jave dhe për ato arsye do të intensifikojmë protestat. Kërkesat dhe ultimatumi ynë nga kjo protestë janë hetimi për përfshirjen e ish ministrit Venko Filipçe dhe drejtorit Nino Vasev, zgjerimi i hetimeve për punën e Onkologjisë së Fëmijëve, revizioni i plotë i punës së Klinikës së Onkologjisë, vendime gjyqësore të formës së prerë për të gjithë të përfshirët në krimin e Onkologjisë, zbulimi i informacioneve nga hetimi për tragjedinë në spitalin modular në Tetovë, përgjegjësi e Prokurorisë Publike e cila vendosi se nuk ka krim në rastin tragjik të Janës së vogël nga Manastiri", theksojnë organizatorët.

Akuzat për keqpërdorim me ilaçet në Klinikën e Onkologjisë shkaktuan reagime publike, si dhe një sërë protestash në kryeqytetin e shtetit. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR