• e premte, 22 nëntor 2024

Protestë e pensionistëve para Kuvendit

Protestë e pensionistëve para Kuvendit

Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Pensionistët nga më shumë qytete sot para Kuvendit në Shkup kanë dalë në protesta për shkak siç thonë, të pakënaqur me masat kundër krizës.

Pensionisti Orce Davitkov i cili është në Këshillin nismëtar në Shoqatën e pensionistëve "Për jetë dinjitoze" nga Koçani në një deklaratë për mediat tha se kërkesat e tyre janë pesë mijë denarë lineare dhe 18 mijë denarë pension minimal, gratë mbi 62 vjeç dhe burrat mbi 64 vjeç të mos paguajnë asgjë në shëndetësi të jenë të liruar nga participimi. Për siç potencoi që ditët e fundit të jetës t'i kalojnë me dinjitet.

"Në vend që të shkojmë përpara me pensionet, ne po kthehemi mbrapa, shihet qartë që sistemi pensional nuk është i mirë", theksoi ai duke shtuar se revolta mes tyre është e madhe.

Kërkesat siç tha ai i ka dorëzuar në Kuvend.

Mone Gorgiev nga Koçani, sekretar i Shoqatës tha se kanë mbështetje nga një parti politike, deputetët e së cilës ju kanë thënë që me të ardhur në pushtet do t'i zgjidhin problemet e pensionistëve.

"Pensioni nuk mjafton as për shpenzime, jo më për diçka tjetër, si një trajtim në banjë, për atë nuk ka shanse teorike. Pensionisti është sjellë deri në skajin e ekzistencës", thekson Gorgiev. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR