• e martë, 24 dhjetor 2024

Protestë e gazetarëve kosovarë për shkak të marrjes së lejes televizionit Klan Kosova

Protestë e gazetarëve kosovarë për shkak të marrjes së lejes televizionit Klan Kosova

Prishtinë, 31 korrik 2023 (MIA) - Asociacioni i gazetarëve të Kosovës (AGK) u bëri thirrje punonjësve medial t'i bashkangjiten protestës së sotme në kryeqytet kundër qëllimit të autoriteteve për t'ia marrë lejen e punës televizionit Klan Kosova, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Protesta nën moton "Demokracia vdes në errësirë" do të mbahet në sheshin kryesor në qendër të Prishtinës, me fillim në orën 12:00.

"Asociacioni i gazetarëve të Kosovës u bën thirrje kolegëve gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë, si dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile, t'i bashkangjiten protestës në orën 12:00, nësheshin 'Zahir Pajaziti'", thuhet në kumtesën e AGK-së.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) e Kosovës, para disa ditëve solli vendim për marrje të lejes për punë Klan Kosovës, me arsyetimin se në dokumentacionin për regjistrim të mediumit qëndron se ai është regjistruar në qytetet Pejë dhe Gjaqkovë në Kosovë, por se në vendime qëndron "Kosovë dhe Metohi - Serbi", me çka, thotë MINT, është shkelur Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Kundër mbylljes së televizionit në Prishtinë u deklaruan pothuajse të gjitha mediumet kosovare dhe sektori joqeveritar, ambasadat e BE-së, të Kuintit (SHBA-ja, Franca, Gjermania, Britania e Madhe dhe Itlaia", Misionit të OSBE-së në Prishtinë, Federatës evropiane të gazetarëve dhe të tjerë.

Nga Klan Kosova pohojnë se pretendimet e MINT-it janë të rrejshme dhe se, në pajtim me kërkesën paraprake të asaj ministrie, i kanë ndërmarrë veprimet për përirësim të gjoja gabimeve. Televizioni paralajmëroi padi në instancat kompetente gjyqësore. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR