• e premte, 05 dhjetor 2025

Propozohet masë paraburgimi për të dyshuarin për dhunim në Shkup

Propozohet masë paraburgimi për të dyshuarin për dhunim në Shkup

Shkup, 24 shkurt 2025 (MIA) - Prokuroria themelore publike Shkup inicoi procedurë hetimore kundër shkupjanit 37-vjeçar për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale - sulm seksual dhe dhunim.

Siç kumtojnë nga PTHP, i dyshuari, më 21 shkurt, dhunshëm ka dhunaur një grua në automobil, pronë e babait të tij, duke e detyruar për marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj.

Duke pasur parasysh atë që në rastin konret ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezik nga ikja dhe mundësia që i dyshuari ta përsëritë veprën, prokurori publik i propozoi gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata themelore penale Shkup caktim të masës së paraburgimit. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR