• e enjte, 02 janar 2025

Propozohen masa paraburgimi dhe masa tjera për të dyshuarit për kontrabandim të automobilave luksoz

Propozohen masa paraburgimi dhe masa tjera për të dyshuarit për kontrabandim të automobilave luksoz

Shkup, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Prokurori publik kompetent i Prokurorisë Themelore Publike Shkup te gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup dorëzoi propozim për caktimin e masës së paraburgimit për katër persona, si dhe propozim për masa kujdesi për një person të dyshuar se kanë marrë pjesë në veprime të kontrabandimit dhe falsifikimit të dokumenteve dhe dokumenteve zyrtare.

Siç njoftuan sot nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, prej tyre njëri nuk është i arritshëm për organet e ndjekjes dhe për të masa e paraburgimit do të fillojë të zbatohet nga gjetja e tij dhe privimi nga liria.

Plotësisht, për një person nga të dyshuarit në aksionin e djeshëm tashmë është shpallur urdhërarrest ndërkombëtar dhe pas tij hetohet për shkak të përfshirjes në një rast tjetër të ngjashëm me kontrabandimin e automjeteve luksoze të cilin e ka udhëhequr Prokuroria Themelore Publike Shkup.

"Me procedurë janë përfshirë edhe katër persona, shtetas të Maqedonisë, por për momentin nuk nevojiten masa për sigurinë e tyre. I dyshuari i njëmbëdhjetë, nga ana tjetër, është shtetas i Republikës së Greqisë dhe për shkak të bashkëpunimit të krijuar më parë në mes të Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe autoriteteve greke, ndjekja penale do të transferohet në Republikën e Greqisë" thuhet në kumtesë.

Përveç këtyre 11 të dyshuarve, në kallëzimin penal të MPB-së janë përfshirë edhe dy persona, por veprimet e tyre janë përfshirë në procedurën që më herët e ka udhëhequr Prokuroria Publike e Shkupit, kështu që kallëzimet ndaj tyre do të hidhen poshtë.

Të dyshuarit gjatë viteve 2021 dhe 2022 kanë futur në vend vetura të cilat janë nën hetim ndërkombëtar si dhe vetura të cilat shmangnin kontrollin doganor, me dokumente false dhe numra shasie false.

Automjetet këtu i kanë regjistruar dhe një pjesë të tyre disa herë në mënyrë të ndërsjellë i kanë rishitur për të mbuluar kontrabandimin, pas së cilës i shitën te përdoruesit e fundit.

Ndër të dyshuarit ka edhe persona zyrtarë - të punësuar në shërbimet drejtuese për regjistrimin e automjeteve. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR