• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Propozim-rregullorja e re për Mekanizmin për Reforma dhe Zhvillim për Ballkanin Perëndimor në seancë të Koreper

Propozim-rregullorja e re për Mekanizmin për Reforma dhe Zhvillim për Ballkanin Perëndimor në seancë të Koreper

Bruksel, 6 mars 2024 (MIA) - Versioni i rishikuar i tekstit të Propozim-rregullores për krijimin e Mekanizmit për Reforma dhe Zhvillim në Ballkanin Perëndimor është në rendin e ditës të seancës së sotme të Komisionit të Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Unionit (Koreper).

Bëhet fjalë për një tekst të rishikuar të propozimit të Komisionit Evropian, i cili është rakorduar gjatë negociatave mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian në kuadër të të ashtuquajturit "trialog".

Siç thuhet në Propozim-rregullore, kjo miratohet duke marrë parasysh interesin e përbashkët të Unionit dhe partnerëve të tij nga Ballkani Perëndimor për të nxitur përpjekjet për reformimin e sistemeve politike, ligjore dhe ekonomike të vendeve të rajonit, me qëllim anëtarësimin e tyre të ardhshëm në Union.

“Perspektivat për anëtarësim në Bashkimin Evropian kanë një efekt të fortë transformues, i cili përfshin ndryshime pozitive demokratike, politike, ekonomike dhe sociale, shton teksti.

Dokumenti thekson se aktualisht PBB-ja për frymë në vendet e rajonit sipas standardeve të fuqisë blerëse është ende në një nivel shumë të ulët midis 30 dhe 50 për qind të mesatares së BE-së dhe nuk po rritet mjaftueshëm shpejt, prandaj me qëllim të reduktimit të këtij dallimi,  Komisioni Evropian propozoi Planin për Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Состанок на лидерите од Западен Балкан, посветен на Планот за раст усвоен од Европската Комисија се одржува денеска во Скопје.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Plani për Zhvillimin e Ballkanit Perëndimor bazohet në katër shtylla - integrimi i përforcuar i tregut të përbashkët të BE-së, inkurajimi i integrimit ekonomik rajonal, bazuar në rregullat dhe standardet e Unionit përmes zbatimit të plotë të Planit aktual aksional për tregun e përbashkët rajonal, thellimi i reformave që synojnë përshpejtimin e rritjes në rajon, nxitjen e konvergjencës ekonomike dhe forcimin e stabilitetit rajonal, si dhe krijimin e Mekanizmit për Reforma dhe Zhvillim në Ballkanin Perëndimor, si një instrument i ri financiar për zbatimin e Planit.

Më tej në tekst shton se qëllimi i Mekanizmit, si një instrument i ri financiar i dedikuar, është të rrisë mbështetjen financiare të vendeve të rajonit për zbatimin e Planit të zhvillimit dhe reformave të nevojshme për të inkurajuar rritjen ekonomike, integrimin rajonal dhe tregun e përbashkët rajonal.

“Për të arritur këto synime, theks i veçantë, veçanërisht kur bëhet fjalë për investime, duhet t'i kushtohet sektorëve që me siguri  do të jenë shumëfishuesit kryesorë të zhvillimit social dhe ekonomik: lidhja, duke përfshirë transportin, energjinë, tranzicionin e gjelbër dhe atë digjital, arsimin dhe zhvillimin e aftësive”, citohet në dokument.

Rregullorja shton se si një kontribut i BE-së për integrimin e rajonit, Komisioni Evropian propozon një rishikim të Kornizës Trans-Evropiane të Transportit (TEN-T) duke përfshirë në të një korridor të ri që kalon nëpër rajonin e Ballkanit Perëndimor – Korridori Mesdhetar Perëndim-Lindje, ku theksohet se TEN-T duhet të jetë një pikë referimi për financimin e infrastrukturës së transportit në rajon.

Mekanizmi duhet gjithashtu të mbështesë investimet dhe reformat që hapin rrugën për vendet e rajonit drejt një transformimi digjital të ekonomive dhe shoqërive në përputhje me ambiciet për të arritur objektivat digjitale të BE-së deri në vitin 2030 dhe për të garantuar sigurinë, fleksibilitetin dhe mbrojtjen e integritetit të infrastrukturës digjitale në rajon, si dhe inkurajimin e tranzicionit të gjelbër përmes rritjes së mbrojtjes së mjedisit, zbutjes së ndryshimeve klimatike, forcimit të qëndrueshmërisë dhe përshpejtimit të transformimit drejt ekonomive me emetim të ulët të karbonit.

Во рамки на грчката иницијатива за заедничка иднина на балканските земји и Европа, денеска во Солун ќе се одржи Конференција на високо ниво за европските перспективи на Западниот Балкан насло

Në dokument theksohet se mekanizmi nuk duhet të përfaqësojë zëvendësim të mbështetjes aktuale dypalëshe dhe rajonale për vendet e rajonit, por ndihmë shtesë për përgatitjen e tyre për anëtarësim në Union.

“Në kuadër të Mekanizmit të ofrohet mbështetje për arritjen e qëllimeve të përgjithshme dhe specifike bazuar në kritere të përcaktuara dhe me kushte të qarta për pagesë. Objektivat e përgjithshme të Mekanizmit duhet të jenë përshpejtimi i integrimit ekonomik rajonal, integrimi gradual me tregun e përbashkët të Unionit, konvergjenca socio-ekonomike e ekonomive të Ballkanit Perëndimor dhe rakordimi me ligjet, rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e Unionit, për të arritur qëllimin e anëtarësimit në Union. Mekanizmi duhet të kontribuojë gjithashtu në përshpejtimin e reformave që lidhen me parimet bazë të procesit të zgjerimit, duke përfshirë sundimin e ligjit, prokurimin publik dhe kontrollin e ndihmës shtetërore, menaxhimin e financave publike dhe luftën kundër korrupsionit. Këto synime duhet të arrihen në mënyrë të tillë që të plotësojnë njëra-tjetrën”, shton Projekt-rregullorja.

Në dokument thuhet gjithashtu se shuma maksimale e mbështetjes financiare në kuadër të Mekanizmit duhet të jetë gjashtë miliardë euro për periudhën 2024-2027, nga të cilat dy miliardë euro në formën e granteve dhe katër miliardë euro në kredi, ku të paktën gjysma e shumës totale duhet të shpërndahet përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (VBIF), duke përfshirë të gjithë shumën e granteve.

“Duke pasur parasysh synimet e përgjithshme ambicioze të këtij mekanizmi me një periudhë të shkurtër zbatimi, Rregullorja duhet të hyjë në fuqi një ditë pas botimit në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Europian”, citohet në dokument.

Përndryshe, në seancën e sotme të Koreper-it, ndër të tjera, do të jenë edhe  përgatitjet për Samitin e BE-së të planifikuar për datat 21 dhe 22 mars, ndryshimet dhe plotësimet në Vendimin për themelimin e Fondit Evropian të Paqes, udhëzimet buxhetore për vitin 2025, siç është Vendimi i Këshillit për masat kufizuese për aktivitetet që minojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR