• e martë, 05 nëntor 2024

Propozim-plani financiar i KRRE-së për vitin 2024 kaloi në Komisionin kuvendor për çështje evropiane

Propozim-plani financiar i KRRE-së për vitin 2024 kaloi në Komisionin kuvendor për çështje evropiane

Shkup, 1 shkurt 2024 (MIA) - Propozim-plani financiar i Komisionit rregullator për energjetikë për vitin 2024 e kaloi filtrin e parë kuvendor të Komisionit për Çështje Ekonomike.

Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski në sqarimin tha se parashikohet ulje prej 20 për qind të kompensimit përmes të cilit financohet puna e Komisionit regullator për energjetikë në krahasim me vitin 2023.

Të ardhurat e përgjithshme të KRRE-së, siç tha, janë 230 milionë denarë nga të cilat 80 milionë janë kursime nga vitet e kaluara për shkak të funksionimit racional dhe ekonomik. Pikërisht ato mjete që kemi kursyer nga vitet e kaluara. shtoi, do të përdoren për blerjen e hapësirës shtesë në ndërtesën në të cilën edhe tani punon KRRE-ja për shkak të kompetencave të shtuara dhe riekipimit.

Deputetët e opozitës nuk janë pajtuar me propozim-planin financiar, ndërsa në fjalimet e tyre i janë referuar edhe çmimit të rrymës, që sipas tyre nuk është e vërtetë se nuk është rritur.

Anëtarët e Komisionit e miratuan edhe propozim-vendimin për përcaktimin e përqindjes së zënies nga të adhurat totale vjetore për financimin e funksionimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë për vitin 2024. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR