• e hënë, 23 dhjetor 2024

Propozim-ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore në rend të ditës së Komisionit të Kuvendit për shëndetësi

Propozim-ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore në rend të ditës së Komisionit të Kuvendit për shëndetësi

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Në Kuvend sot seancë duhet të mbajë Komisioni për shëndetësi me një pikë në rendin e ditës - Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtuar.

Me ndryshimet e propozuara pritet të rregullohet veprimtaria plotësuese dhe të bëhet harmonizimi i vëllimit të veprimtarisë plotësuese, e të cilin mund ta bëjnë punonjësit shëndetësorë lidhur me kohën e rregullt të punës.

"Specialistët/subspecialistët të punësuar në cilindo institucion publik ose privat, në pajtim me ligjin, do të mund të mbajnë kujdestari në cilindo institucion shëndetësor mbarë shtetin, në pajtim me deficitin e specialitetit të tyre në një spital apo rajon të caktuar. Me ligjin po ashtu vendosen kushte të reja për kryerjen e veprimtarisë shtesë", thuhet në elaborimin e Propoizim-ligjit. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR