• e enjte, 23 janar 2025

Propozim-ligji për shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave kaloi në Komisionin për Çështje Evropiane

Propozim-ligji për shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave kaloi në Komisionin për Çështje Evropiane

Shkup, 13 janar 2025 (MIA) - Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave sot ka marrë mbështetjen e anëtarëve të Komisionit kuvendor për Çështje Evropiane.

Zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski në arsyetimin para anëtarëve të Komisionit theksoi se me propozim ndryshimet rregullohen dispozitat e Ligjit të përhershëm me të cilat regullohet mënyra e llogaritjes së mjeteve personale të institucionit pagesor, përkatësisht institucioni për para elektronike. Gjithashtu, siç thekson, Komisioni Evropian ka tërhequr vëmendjen për ndryshimet e Direktivës së shërbimeve pagesore PSD 2 të bëra pas miratimit të Ligjit për shërbime dhe sisteme të pagesave.

"Konkretisht, në nivel të Unionit, në mars të këtij viti është miratuar Rregullorja 2024/886, e cila ka të bëjë me transfertat e menjëhershme të kredisë në euro, duke ndryshuar Direktivën për Shërbimet e Pagesave dhe Sistemet e Pagesave PSD2 dhe me të njejtën përcaktohen kushtet të cilat institucionet e pagesave dhe institucionet për para elektronike duhet t'i plotësojnë të mblidhen në mënyrë që t'u jepet akses në sistemet e pagesave. Ndryshimet e propozuara në Ligjin për Shërbimet e Pagesave dhe Sistemet e Pagesave plotësojnë ligjin ekzistues me nenin 135 të ri, i cili përcakton kushtet për qasje në sisteme të caktuara të pagesave. Ndryshimet e propozuara bëjnë edhe ndryshime të karakterit kombëtar, pra afati për krijimin e Regjistrit të Vetëm të Llogarive, administrator i të cilit është Regjistri Qendror, zgjatet më së voni deri në qershor të vitit 2025, për të përfunduar të gjitha aktivitetet që lidhen me krijimin e regjistrit", tha zëvendësministri.

Jankullovski sqaroi se në Ligj regullohen llojet e shërbimeve pagesore, leja për dhënien e shërbimeve pagesore, dhënia e parave elektronike, transparenca e kushteve dhe obligimet për informim në lidhje me shërbimet pagesore, të drejtat dhe obligimet e dhënësve dhe shfrytëzuesve të shërbimeve pagesore, hapja dhe përdorimi i llogarive pagesore, transferimi i llogarisë pagesore, transparenca dhe krahasueshmëria e kompensimeve të lidhura me llogaritë dhe shërbimet pagesore, procedurat për zgjidhjen e kontesteve gjatë dhënies së shërbimeve pagesore, sistemet pagesore dhe përfundimi i shlyerjes, mbikëqyrja e institucioneve pagesore, institucionet për para elektronike dhe operatorët e sistemeve pagesore, krijimi dhe mirëmbajtja e regjistrit të vetëm të llogarive, si dhe çështje tjera lidhur me shërbimet pagesore dhe sistemet pagesore. sa/

Foto: Printskrin nga video

 

QËNDRONI TË LIDHUR