• e shtunë, 14 shkurt 2026

Propozim-ligji për Këshillin gjyqësor e kaloi filtrin e parë kuvendor

Propozim-ligji për Këshillin gjyqësor e kaloi filtrin e parë kuvendor

Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Komisioni për sistem politik dhe marrëdhëne ndërmjet bashkësive dhe Komisioni juridik-ligjvënës e miratuan nevojën e miratimit të Propozim-ligjit të ri për Këshillin Gjyqësor i cili paraqet bazë për reformë thelbësore në gjyqësor. Propozim-ligji mori mbështetje nga të gjithë anëtarët e komisioneve, duke i përfshirë edhe ata të opozitës, kumtoi Ministria e Drejtësisë.

Sipas ministrit kompetent Igor Filkov, me propozim-ligjin vendosen themelet e pushtetit gjyqësor të pavarur dhe funksional, që është parakusht për sundimin e ligjit.

"Sot po fillojmë me një sërë ligjesh reformuese - diçka që e kemi premtuar në zgjedhje dhe po ua dorëzojmë qytetarëve. Ligji ekzistues nga viti 2019, sipas të gjitha anlizave relevante - Komisioni Evropian, Departamenti i shtetit, opinioni ekspert dhe sektori civil treguan mangësi serioze: Transparenca e pamjaftueshme gjatë zgjedhjes dhe shkarkimit të gjyqtarëve, Mundësia për ndikim politik, Kriteret e paqarta për zgjedhje dhe vlerësim të gjyqtarëve, Mekanizma joefikas për konfirmimin e përgjegjësisë së anëtarëve të Këshillit dhe të vetë gjyqtarëve, që shpesh herë në të kaluarën çoi në bllokimin e punës së Këshillit, të ndjekur nga skena të pakëndshme në publik, të cilat sigurisht ndikuan në besueshmërinë dhe integritetin e vetë institucionit", tha ministri Filkov në një shpjegim të projektligjit.

Këto dobësi, siç theksoi ministri, kanë imponuar nevojën për ripërcaktimin e plotë të pozitës, kompetencave dhe kritereve për punën e Këshillit Gjyqësor, me qëllim të qartë - kthimi i besimit në gjyqësor.

"Me këtë ligj në Ministri ka filluar një epokë e re e punës dhe funksionimit, në të cilën çdo ligj i rëndësishëm dhe thelbësor për qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të përgatitet në një proces të hapur, publik dhe transparent. Fokusi i përgatitjes së ligjeve, është miratuar në zgjidhje ligjore cilësore - diçka që deri tani nuk ishte praktikë në Ministrinë e Drejtësisë", thekson ministri i Drejtësisë Igor Filkov.

Siç njoftoi Ministria e Drejtësisë, risitë kryesore në ligjin e propozuar sigurojnë transparencë në procedurën për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Gjyqësor, specifikojnë për herë të parë kriteret për zgjedhjen e një "juristi të shquar", prezantojnë një debat publik gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë jo-gjyqësorë me qëllim të transparencës dhe llogaridhënies më të madhe, forcojnë kriteret për përzgjedhjen, llogaridhënien dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve. Gjithashtu parashikon një specifikim të qartë të procedurës për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve, por edhe të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, vendos një detyrim për Këshillin Gjyqësor për të specifikuar, individualizuar dhe shpjeguar vendimet për përzgjedhjen dhe përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarëve, vendos afate për ndërmarrjen e veprimeve për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve, specifikon bazat dhe procedurën për ankim kundër vendimit të Këshillit Gjyqësor, si dhe zgjidhje të shumta të tjera për përmirësimin e kuadrit të përgjithshëm ligjor në përputhje me rekomandimet e BE-së.

Nga Ministria e Drejtësisë theksojnë se kanë zbatuar proces transparent në përpunimin e ligjit me: Misionin Ekspert të Vlerësimit të Komisionit Evropian (shtator-dhjetor 2023), Konsultime publike në mbarë shtetin (nëntor-dhjetor 2024), Grup pune i përbërë nga eksprtë, gjyqtarë, anëtarë të Këshillit dhe Sektorit civil (2025), Publikimi i projekt-ligjit ENER dhe shqyrtimi i të gjtiha komenteve të arritura. Integrim i kompetuar i rekomandimeve të Komisionit të Venecial (qershor 2025).

Projekt-ligji për Këshillin Gjyqësor do të jetë në rend dite të seancës kuvendore më 16 dhjetor, njofton ministria e Drejtësisë. sa/

foto: Ministria e Drejtësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR