• e hënë, 23 dhjetor 2024

Propozim-ligji për amnisti për BDI-në ka dimension human, ndërsa për opozitën shqiptare është profiter politik para zgjedhjeve

Propozim-ligji për amnisti për BDI-në ka dimension human, ndërsa për opozitën shqiptare është profiter politik para zgjedhjeve

Shkup, 2 tetor 2023 (MIA) - Propozim-ligji për amnisti për Bashkimin Demokratik për Integrim ka dimension human, ndërsa për opozitën shqiptare - Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe Lëvizja Besa - është profiter politik para zgjedhjeve.

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi sot në konferencën për shtyp theksoi se do ta mbështesin Propozim-ligjin për amnisti dhe theksoi se synimi i Ministrisë së Drejtësisë po mbahet.

"Ne mbështesim propozim-ligjin për amnisti. Mendojmë se synimi i Ministrisë së Drejtësisë është i qëndrueshëm, që të ketë kushte më humane për të gjithë ata që ndodhen në burgje. Në këtë drejtim mendoj se do të kontribuojmë vetëm për të siguruar kushtet që jemi të detyruar t'i ofrojmë si shtet. Megjithatë, e gjithë kjo ka një dimension dhe aspekt njerëzor. Dhe që të mos ketë spekulime në opinion, ky ligj nuk amniston vrasësit, ata që kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, autorët e krimeve të rënda, ata që ndiqen penalisht, janë ndjekur dhe që janë ende në proces të Prokurorisë Speciale Publike", tha Ademi.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për njoftimin e VMRO-DPMNE-së se do të largohen nga puna e Kuvendit nëse në këtë projekt-ligj vendoset një flamur evropian, Ademi ka theksuar se kjo nuk do të ishte në interesin e tyre.

"Pyetja thelbësore është se cili është arsyetimi për të bllokuar të gjitha ligjet? Seose kjo që po ndodh në këtë mandat asnjëherë nuk e kemi parë. Funksionimi normal i Kuvendit është bërë përjashtim, ndërsa bllokadat rregull. Çdo ditë duhet të flasim, të bindemi  se a duhet të kalojë çdo propozim-ligj ose jo. Nëse kjo kalon, le të kalojë edhe tjetri. Ç'farë është kjo? Pazare? Pra kjo ndodh në këtë mandat për fat të keq. Këtë asnjëherë nuk e keni parë. Asnjëherë nuk keni parë sjellje dhe qasje të tillë ndaj tempullit të demokracisë-Kuvendit. Prandaj jemi të detyruar të mendojmë si burrështetas dhe të paraqesim një rregullore të re për punën e Kuvendit, e cila do të vlejë nga mandati i ardhshëm. Për këtë turp që po ndodh në këtë mandat, të mos përsëritet. Nuk mundet një parti e caktuar politike ose një deputet ta bllokojë gjithë shtetin. Një deputet kushdo qoftë ai, t'i bllokojë të gjitha propozim-ligjet. Kjo nuk justifikohet fare. Jemi mësuar për gjithçka të ketë bllokime. Kur do të ndërmarrim diçka në interes të qytetarëve? Kur do të lejojë opozita? Mendoj se nuk është në favor të asnjë partie politike ta bllokojë ose ta braktisë Kuvendin. Nuk do të jetë në interesin e tyre, nëse vendosin për një vendim të tillë", tha Ademi.

Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa, nga ana tjetër, në emër të partive opozitare shqiptare, theksoi se ky propozim-ligj është propagandë politike dhe përfitim politik para zgjedhjeve.

"Është e qartë se propozim-ligji për amnisti është bërë nga interesat politike të qarqeve të caktuara në qeveri. Them qarqe të caktuara, sepse shihet se edhe atje nuk qëndrojnë të gjithë pas këtij propozim-ligji, disa politikanë, deputetë dhe ministra e kundërshtojnë propozim-ligjin. Propozim-ligji është bërë për qëllime politike, para zgjedhjeve. Dihet se në çfarë rrethanash miratohen ligje të tilla dhe si mund të falen personat që janë dënuar me vendime gjyqësore dhe juridike, për këtë ka institucione dhe këtë autoritet e ka presidenti i shtetit. Nuk do të doja të jap një qëndrim përfundimtar derisa të kemi një situatë përfundimtare, një tekst përfundimtar të propozim-ligjit që të vendosim. Se bëhet fjalë për propagandë politike dhe përfitime politike para zgjedhjeve, kjo nuk ka dyshim", tha Zendeli. sa/

Foto. MIA

QËNDRONI TË LIDHUR