• e diel, 22 dhjetor 2024

Propozim-ligji pë menaxhim me pronë të konfiskuar dhe lëndë në procedurë penale dhe kundërvajtëse së shpejti në procedurë qeveritare

Propozim-ligji pë menaxhim me pronë të konfiskuar dhe lëndë në procedurë penale dhe kundërvajtëse së shpejti në procedurë qeveritare

Shkup, 4 prill 2023 (MIA) - Propozim-ligji i ri për menaxhim me pronë të konfiskuar, dobi pronësore dhe lëndë të marra në procedurë penale dhe kundërvajtëse, i cili së shpejti do të hyjë në procedurë qeveritare, ishte temë kryesore e takimit të sotëm të ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga me drejtorin e Agjencisë për menaxhim me pronë të konfiskuar, Driton Nebiu.

Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, me ndryshimet e propozuara fuqizohet roli dhe rritet përgjegjësia e Bordit  Drejtues të Agjencisë, përmirësohen mënyrat e shitjes së pasurisë së konfiskuar duke parashikuar mënyra shtesë të shitjes, zbatohet mundësia që fillimisht bashkëpronarët të blejnë mallin e sekuestruar apo të konfiskuar e që janë në bashkëpronësi. 

Me këtë ligj vendosen afate të përshtatshme për veprimin e Agjencisë ndaj organeve tjera, ky ligj parasheh vendosjen e një regjistri elektronik për mbajtjen e dosjes së  pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar, dispozitave që limitojnë mundësinë e abuzimeve të mundshme në lidhje me çmimin e ofertuesve, si dhe vendosjen e kritereve për diskualifikimin e pjesëmarrësve të pandërgjegjshëm në tenderin publik, përmirësimin e dispozitave që rregullojnë shitjen publike të pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar, vendosjen e normave të procedurës për administrimin e letrave me vlerë, aksioneve dhe parave elektronike, mjeteve monetare efektive vendase dhe të huaja të konfiskuara përkohësisht, mjeteve të sekuestruara me vlerë historike dhe rëndësi kulturore, gurëve dhe metaleve të çmuara, përmirësimi i dispozitave në lidhje me procedurën e shitjes dhe menaxhimit të mjeteve motorike të sekuestruara dhe të konfiskuara, si dhe specifikimi i dispozitave për menaxhimin e pasurisë së sekuestruar që përbëhet nga armë ose lëndë shpërthyese, droga narkotike dhe substancave të rrezikshme. 

U bisedua edhe për problemin me të cilin po ballafaqohet Agjencia lidhur me makinat e sekuestruara të cilat kanë probleme të llojit të trashëgimisë, në fakt për të cilat nuk mund të konstatohet/verifikohet pronësia. 

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, dhe Drejtori i Agjencisë, Driton Nebiu, do të ndërmarrin më shumë aktivitete në terren për inspektimin e pasurisë së sekuestruar. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR