• e premte, 21 shkurt 2025

Propozimi për shkarkimin e prokurorit publik Kocevski sot në mbledhje të Qeverisë

Propozimi për shkarkimin e prokurorit publik Kocevski sot në mbledhje të Qeverisë

Shkup, 18 shkurt 2025 (MIA) – Propozimi për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik Lupço Kocevski sot duhet të shqyrtohet në mbledhje të Qeverisë, pas çka do të dorëzohet në Këshillin e Prokurorëve Publikë. 

Nga shërbimi për informim i Qeverisë, dje konfirmuan se në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet mendimi i dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë, pas çka sipas detyrimeve ligjore, kjo do të dorëzohet në Këshillin e Prokurorëve Publikë. 

“Si qeveri do të vazhdojmë të ndërmarrim aktivitete të cilat janë në drejtim të përmirësimit të funksionimit të sistemit gjyqësor. Besimi i qytetarëve është dëmtuar seriozisht dhe për këtë jemi të përkushtuar fuqishëm që të mbizotërojë drejtësia dhe të kemi shtet juridik”, informojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë.

Ministria e Drejtësisë, duke vepruar sipas konkluzionit të mbledhjes së 50-të të Qeverisë së RMV-së të mbajtur më 11 shkurt të këtij viti mori aktivitete dhe përgatiti mendim për propozim shkarkimin e prokurorit shtetëror publik të cilën ia dorëzoi Qeverisë për procesim të mëtutjeshëm në bazë të Ligjit për Prokurorinë Publike dhe Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

“Gjatë periudhës së kaluar ishim dëshmitarë të një varg skandalesh, funksionalitet të dëmtuar të Prokurorisë Publike, marrëdhënie të dëmtuara ndërnjerëzore, veprime të jashtëligjshme dhe korrupsion, joefikasitet në ndjekjen penale dhe shkelje të parimeve të organizimit të Prokurorisë Publike dhe pavarësinë në shkeljen e funksioneve të prokurorëve në Prokurorinë e Lartë Publike”, ishte bërë e ditur nga MD. 

Prokurori shtetëror publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç thonë nga Ministria e Drejtësisë, ka vepruar në lëndë në të cilat sipas dispozitave ligjore ekzistonin rrethana të cilat shkaktojnë dyshim në paanshmërinë e tyre, si dhe konfliktit të interesave, ndërsa për të cilat rrethana ai duhej të dijë dhe duhej të përjashtohej. 

Qeveria më 11 shkurt të vitit 2025 mori vendim që të nisë procedurë për shkarkimin e prokurorit shtetëror publik Lupço Kocevski. 

“Zhgënjimi i Qeverisë me veprimin jashtë kompetencave ligjore, zhgënjimi i qytetarëve me sistemin që nuk funksionon dhe vazhdimi i përditshëm i situatave të tilla rezulton me prishje të besimit dhe mosfunksionim të shtetit të parë”, tha në konferencë për media zëdhënësja e Qeverisë, Maria Miteva.

Mandati i prokurorit republikan zgjat gjashtë vjet, ndërsa Kocevski në këtë pozitë është zgjedhur një vit më parë. Qeveria kërkon që Kocevskit t'i ndërpritet mandati para kohe, e arsyeja për këtë është siç thonë ata zhgënjimi me veprimet e bëra jashtë kompetencave ligjore, duke theksuar se Kocevski në mënyrë të kundërligjshme ka emëruar ushtruesin e detyrës së Prokurorisë së Lartë Publike në zëvendësim të të suspenduarit, Mustafa Hajrullahu.

Prokurori republikan Kocevski e mohon akuzën se jashtëligjshëm ka vepruar duke theksuar se e ka ndjekur ligjin dhe afatet në të. 

Kocevski në Kuvend ishte zgjedhur prokuror i ri shtetëror publik në shkurt të vitit 2024. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR