• e hënë, 23 dhjetor 2024

Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për Sport ka kaluar filtrin e komisionit

Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për Sport ka kaluar filtrin e komisionit

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Anëtarët e Komisionit parlamentar për Arsim, Shkencë dhe Sport në seancën e sotme i dhanë mbështetje Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit për sport, me procedurë të shkurtuar të propozuar nga Qeveria.

Siç qëndron në sqarimin, Propozim ndryshimet në Ligjin për Sport i referohen sigurimit të stimujve financiarë në bazë të ndihmës direkte shtetërore për federatat kombëtare sportive, klubet sportive, sportistët aktivë nga sportet olimpike dhe joolimpike dhe subjektë të tjerë juridikë që kanë një vendim për të ushtruar aktivitet sportiv, duke e ngritur sportin në një nivel më të lartë në vendin tonë dhe duke arritur rezultate më të mira si brenda dhe jashtë vendit.

"Me Ligjiin për sport rregullohen kushtet dhe mënyra e ushtrimit të veprimtarisë sportive me qëllim të realizimit të interesit publik në sport nën juridiksionin e Republikës së Maqedonisë, komunave, komunave në qytetin e Shkupit dhe qyteti i Shkupit, menaxhimin e objekteve sportive në pronësi të Republikës së Maqedonisë, komunave, komunave në qytetin e Shkupit dhe qyteti i Shkupit, si dhe çështje të tjera me rëndësi për sportin. Sporti është një aktivitet që përfshin të gjitha format e aktiviteteve sportive të sportistëve të të gjitha moshave, si dhe aktivitetet sportive dhe rekreative të qytetarëve. Veprimtaritë sportive i kryejnë shoqatat sportive dhe personat e tjerë juridikë nga fusha e sportit. Me qëllim të realizimit të nevojave për aktivitete dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave në fushën e sportit, qytetarët lirisht dhe vullnetarisht mund të anëtarësohen dhe të themelojnë shoqata sportive, sipas kushteve dhe mënyrës së përcaktuar me ligj, nëse me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe", theksohet në sqarimin për Propozim-ligjin për sport. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR