• e hënë, 23 dhjetor 2024

Propozim- ligji për procedurën kontestimore para Komisionit parlamentar për çështje evropiane

Propozim- ligji për procedurën kontestimore para Komisionit parlamentar për çështje evropiane

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Anëtarët e Komisionit parlamentar për çështje evropiane sot do duhet të diskutojnë për Propozim- ligjin për procedurën kontestimore.

Siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, Propozimi- ligji për procedurën kontestimore ka për qëllim të rregullojë çështjet që krijuan probleme në zbatimin e ligjit (ekspertizën, dorëzimin, përshpejtimin e procedurës në mosmarrëveshjet me vlerë të vogël etj.), ndërsa u konstatuan nga të gjitha palët e interesuara", informojnë sot nga Ministria e Drejtësisë.

"Risi është parashkrimi i një procedure për mbrojtjen e interesave dhe të drejtave kolektive e cila u mundëson shoqatave, fondacioneve, institucioneve apo organizatave të tjera që krijohen në përputhje me ligjin dhe që në kuadër të veprimtarisë së tyre të regjistruar apo të përcaktuar me ligj, merren me mbrojtjen e interesave dhe të drejtave kolektive të përcaktuara me ligj, për të qenë në gjendje, kur një autorizim i tillë u jepet shprehimisht me ligj dhe në kushtet e parashikuara nga ai ligj, të ngrenë padi (padi për mbrojtjen e interesave dhe të drejtave kolektive ) ndaj personit fizik ose juridik i cili me kryerjen e një veprimtarie të caktuar ose duke vepruar ose duke bërë lëshim lëndon ose kërcënon rëndë interesat dhe të drejtat e tilla kolektive", sqarojnë nga Ministria.

Propozim-ligji është në përputhje edhe me Ligjin për ndihmën juridike falas i cili konkretizon se shpenzimet e procedurës së palës përfituese të ndihmës juridike dytësore e cila ka pasur sukses në kontest, paguhen në llogarinë e Buxhetit të RMV-së.

Sipas Propozimit, siç thonë nga Ministria e Drejtësisë, parashikohet që seancat publike të zhvillohen në mënyrë elektronike, sipas vlerësimit të gjykatës, në rast të rrezikut të shtyrje ose kur ka pengesa ligjore apo materiale. Gjykata mund të vendosë zhvillimin e seancës nga distanca, duke përdorur mjete që ofrojnë komunikim elektronik të dyanshëm dhe lejojnë shfaqjen audio dhe vizuale në kohë reale. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR