Propozim -ligji për Këshillin gjyqësor është në procedurë qeveritare
- Propozim ligji për Këshillin gjyqësor është në procedurë qeveritare dhe është vendosur në e-Qeveria, kumtoi sot Ministria e Drejtësisë.
- Post By Fami Bajrami
- 11:49, 27 qershor, 2025
Shkup, 27 qershor 2025 (MIA) - Propozim ligji për Këshillin gjyqësor është në procedurë qeveritare dhe është vendosur në e-Qeveria, kumtoi sot Ministria e Drejtësisë.
Potencojnë se Ministria e Drejtësisë ka marrë mendim edhe nga komisioni i Venedikut i cili është dokument konstruktiv dhe përmbajtjesor me udhëzime dhe rekomandime të qarta, veçanërisht për pjesët në të cilët ata si ministri kanë investuar fokus serioz.
"Ata vërejtje tashmë janë shqyrtuar. Veçanërisht e rëndësishme për ne që Komisioni njohu procesin transparent dhe gjithëpërfshirës në hartimin e ligjit - përmes seancave dëgjimore publike, konsultimeve me ekspertë dhe përfshirjes së të gjithë palëve të interesuara kryesore. Ky është konfirmim se po ecim në drejtimin e duhur dhe se reformat tona janë në përputhje me standardet evropiane. Kjo qasje kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e besimit në procesin ligjvënës dhe në gjyqësorin në tërësi. Ky është një hap kyç në forcimin e pavarësisë dhe transparencës në gjyqësor", theksohet në kumtesë.
Me ligjin, siç potencojnë nga Ministria e Drejtësisë, janë parashikuar inovacione kyçe.
"Pritet të jetë publike procedura për shkarkimin e kryetarit/zëvendësit të Këshillit, procedura duhet të jetë gjithmonë transparente. Precizimi i kritereve për zgjedhjen e "avokatit të shquar". Kualifikime të reja, sqarime kualifikuese. Prezantimi i seancës dëgjimore publike për kandidatët për anëtarë jo gjyqësor me qëllim rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë. Përforcimi i kritereve për përzgjedhjen, përgjegjësinë dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve, si dhe përmirësimi i kornizës së përgjithshme ligjore në përputhje të kornizës me rekomandimet e BE-së", theksojnë nga Ministria e Drejtësisë.
Për herë të parë, siç potencojnë, do të ketë vlerësim objektiv në punën e tyre, transparencë në marrjen e vendimeve dhe mekanizmat për përgjegjësi dhe vetë anëtarëve të Këshillit.
"Kjo është një pikë kyçe që e notoi edhe Misioni vlerësues i BE-së - dhe tani po i përgjigjemi drejtpërdrejt këtij rekomandimi", theksojnë nga Ministria e Drejtësisë dhe duke shprehur pritjen që Propozim-ligji për Këshillin gjyqësor së shpejti të miratohet në Parlament. rq/
Foto: arkivi i MIA-s