• e diel, 22 dhjetor 2024

Propozim ligji për amnistinë liron plotësisht 286 persona

Propozim ligji për amnistinë liron plotësisht 286 persona

Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) – Nga gjithsej 2.114 të burgosur në të gjithë vendin me Propozim ligjin e ri për amnisti lirohen plotësisht 286 persona, ndërsa 996 të burgosur marrin lirim të pjesshëm nga efekti prej 30 për qind, deklaroi ministri i Drejtësisë Krenar Lloga në konferencën e sotme për mediat.

Siç tha ministri, kjo shifër u referohet personave që tashmë janë në burgje në të gjithë shtetin, derisa për ata 2.813 që presin të shkojnë në burg do të ketë listë shtesë nga Drejtoria e Zbatimit të Sanksioneve.

Ministri Lloga Në në brifingun e sotëm në Ministrinë e Drejtësisë, informoi se Propozim ligji për Amnisti në Kuvend do të hyjë në procedurë të shkurtuar dhe nuk do të jetë me flamur evropian. Ai theksoi se si propozues ka dashur që para deputetëve të mbrojë personalisht këtë zgjidhje ligjore.

Në pyejten e gazetarëve pse, përveç shërbimit të provës në dispozicion, propozohet ky ligj, ai aesyetoi se ligji vetëm do të kontribuonte në mënyrë plotësuese në shpërndarjen e kapaciteteve të burgut.

Siç informuan kompetentët në brifingun, shërbimi i provës është funksional me 28 nëpunës të shërbimit të provës dhe 11 zyra.

"Lëndët aktive të provës janë 450, që është burgu i dytë më i madh se Idrizova. Një ditë në burg kushton 1.000 denarë, një ditë nën mbikëqyrjen e shërbimit të provës 50 denarë. Ata që janë nën masat e provës nuk do t'i nënshtrohen amnistisë", sqaroi shërbimi i provës.

Në brifingun u njoftua edhe ndërtimi i një ndërtese të re në Idrizovë me kapacitet prej 900 vendesh të reja.

"Aktualisht kemi projekte të përpiluara dhe të rishikuara, leje ndërtimi. Banka i kërkoi Qeverisë mjete shtesë dhe nuk kemi kurrfarë pengese që tenderi të shpallet dhe për gjashtë deri në nëntë muaj duhet të fillojmë ndërtimin. Kjo në kapacitet do të nënkuptonte rreth 900 vende të reja dhe rritje të qarkullimit të provës", theksuan shërbimet, duke shtuar se periudha e planifikuar e ndërtimit është 4,5 vjet.

Lidhur me pyetjen nëse një pjesë e të dënuarve të çështjes Monstra do të përfshihen nga ligji i ri, ministri tha se nuk donte të hynte në atë se cili rast do të përfshihet me ligjin.

"Nuk dua të hyj në atë se cila lëndë do të përfshihet nga ligji, ndoshta do të jenë edhe njerëz nga 27 prilli. Se cilat lëndë bëjnë pjesë në amnistinë nuk do të thotë asgjë për mua, tha ai, duke theksuar se vepra ndihmë për të cilën ngarkohen këta të dënuar ishte parashikuar edhe me ligjin e vitit 2018.

Amnistia e paralajmëruar po shqetëson opinionin me atë se kush mund të përfshihet prej saj. Sipas kreut të partisë opozitare, Hristijan Mickoski, qëllimi i Qeverisë me këtë ligj është të lirojë kriminelët që vuajnë dënimet me burg. Për kryeministrin Dimitar Kovaçevski, bllokada është strategji e opozitës që e zbaton vazhdimisht.

Pasi që propozim ligji për amnistinë kaloi në seancën e Qeverisë, Ministria e Drejtësisë njoftoi se do ta dorëzojë atë në Kuvend dhe tregoi se priste mbështetjen e të gjithë deputetëve për zgjidhjen ligjore, qëllimi i së cilës, sipas tyre, ishte të mundësonte risocializimin e autorëve të veprave penale dhe shkarkimin e institucioneve ndërshkuese-përmirësuese, duke marrë parasysh faktin se situata atje në periudhën e kaluar ishte alarmante, e kjo u theksua në raporte të shumta ndërkombëtare, si dhe nga Komiteti kundër torturës në kuadër të Këshillit të Evropës.

Me ligjin propozohet që personat të cilëve u është shqiptuar dënim me burgim deri në gjashtë muaj të lirohen plotësisht nga vuajtja e dënimit. Personat e dënuar që janë dënuar me burgim më shumë se gjashtë muaj përjashtohen nga vuajtja e 30 për qind të dënimit të përgjithshëm të shqiptuar me vendim të plotfuqishëm.

Со акциите во затворите во Идризово и во Штип покажуваме уште еднаш дека имаме сериозен пристап во подобрување на состојбите во ваквите установи и веќе има одредени поместувања и во однос на

Me veprimet në burgjet në Idrizovë dhe në Shtip, ne tregojmë edhe një herë se kemi qasje serioze në përmirësimin e situatës në institucione të tilla dhe tashmë ka pasur disa zhvendosje në drejtim të

Amnistia nuk zbatohet për personat e dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale të vrasjes, për krime kundër zgjedhjeve dhe votimit, kundër lirisë gjinore dhe moralit gjinor, kundër shtetit, kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare, për krime “Shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” sipas nenit 353 , “Punë e pandërgjegjshme në shërbim” sipas nenit 353-c, të gjithë nga Kodi Penal, për vepra penale kundër rendit publik sipas neneve 394 deri 394-d të Kodit Penal, si dhe për vepra penale të kryera gjatë ushtrimit të dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore.

Amnistia, siç bën të ditur Ministria përkatëse, nuk zbatohet për veprat penale “Grabitje” sipas nenit 237 paragrafi 5 dhe “Vjedhje grabitëse” sipas nenit 238 paragrafi 5 të Kodit Penal, për veprat penale “Mashtrim në dëm të mjeteve të Bashkimit Evropian” sipas nenit 249-a, “Pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga ndonjë vepër penale” sipas nenit 273, “Shpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit” sipas nenit 353, “Punë e pandërgjegjshme në shërbim” sipas nenit 353-c, “Mitëmarrje” sipas nenit 357, “Dhënie ryshfet” sipas nenit 358, “Dhënie shpërblimi për ndikim të paligjshëm” sipas nenit 358-a dhe “Marrje shpërblimi për ndikim të paligjshëm” sipas nenit 359, të gjitha këto nga Kodi Penal.

Gjithashtu, amnistia nuk zbatohet për personat që kanë kryer veprimet që i nënshtrohen amnistisë pas 1 shtatorit të vitit 2023 dhe nuk zbatohet për personat që në kohën e kryerjes së akteve janë zgjedhur dhe emëruar persona në shtet, si dhe për personat e dënuar me ligj për të cilët deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji është urdhëruar lëshimi i urdhër-arrestit për shkak të mosdisponueshmërisë së autoriteteve të ndjekjes penale. 

Fotografitë: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR