• e diel, 22 dhjetor 2024

Promovohet pulla postare me rastin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Italinë

Promovohet pulla postare me rastin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Italinë

Shkup, 18 tetor 2023 (MIA)   -   Pullë postare me rastin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Italisë dhe Maqedonisë së Veriut, të lëshuar nga SHA  Posta e Maqedonisë së Veriut, me iniciativë të Ambasadës së Italisë, u promovua sot në Shkup.

Ceremonia, siç informojnë nga Ambasada italiane, është mbajtur në selinë e Unionit të Filatelistëve të Maqedonisë në prani të ambasadorit të Italisë, Andrea Silvestri, udhëheqësit të Byrosë së Filatelisë së SHA Posta, Gani Dardhishta, kryetari i Unionit të Filatelistëve, Sinisha Pavleski dhe sekretari i Unionit Viktor Gaber.

 "Jam i sigurt se ky jubilar i rëndësishëm do të japë një nxitje shtesë për të forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis Italisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në këtë kontekst, pullën postare që e prezantojmë sot së bashku me Postën e Maqedonisë së Veriut do të mbetet të dëshmojë për bashkëpunimin dhe miqësinë e sinqertë të vendeve tona", deklaroi ambasadori Silvestri.

 

 

Dizajni i markës është krijim i studentit të ri dhe disenjuesit grafik Ivan Kominovski, i cili u përzgjodh në konkursin që në prill e organizoi Ambasada, në bashkëpunim me Institutin Dante Aligeri nga Shkupi.

 Përfaqësuesi i Postës së Maqedonisë së Veriut, Dardhishta, theksoi se kjo pullë paraqet simbol të miqësisë mes dy vendeve, e cila do të udhëtojë nëpër botë dhe  do të udhëtojë së bashku me letrat në shumë vende të tjera.

 Sekretari i Unionit të Filatelistëve, Viktor Gaber, i cili është edhe ambasadori i parë i Maqedonisë së Veriut në Romë, në fjalimin e tij kujtoi në momentet më të rëndësishme historike nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, duke theksuar mbështetjen politike italiane të shprehur që në fillim për afirmimin e vendit në nivel ndërkombëtar.

 Foto: Ambasada e Italisë

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR