• e hënë, 23 dhjetor 2024

Promovohet programi "Epoka Digjitale" - reforma edhe Agjencia për Digjitalizim

Promovohet programi

Shkup, 18 prill 2023 (MIA) - Reforma thelbësore, digjitalizimi në të gjitha nivelet në shtet përmes sigurimit të shërbimeve të shpejta për qytetarët dhe themelim të Agjencisë për Digjitalizim, paralajmëroi sot Qeveria e cila e promovoi programin "Epoka Digjitale" të përgatitur nga Ministria Për Shoqëri Informatike dhe Administratë  me aktivitete për realizimin e digjitalizimit të proceseve në shtet. 

Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi sistem njësportel plotësisht  funksional përmes të cilit 335 pika në nivel shtetëror do të merren shërbime nga administrata në një lokacion. 

 "Aktivitetet do të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, efikasitet më të madh të institucioneve, që do të ndikojë për uljen e korrupsionit dhe krijimin e një mjedisi digjital më të sigurt", tha Kovaçevski në konferencë për shtyp.

Në seancën e qeverisë janë miratuar informacione të detajuara për procesin e digjitalizimit dhe transformimit digjital, që do të lehtësojë dhe thjeshtojë shërbimet nga institucionet tek qytetarët. 

 "Në drejtim të digjitalizimit dhe mbrojtjes më të madhe nga sulmet kibernetike, parashikohet edhe formimi i një agjencie për  digjitalizimi, e cila do të mundësojë digjitalizimin e administratës publike, e cila do t'i përmirësojë efektivitetin, transparencën dhe llogaridhënien në menaxhim dhe do të kontribuojë në rritje ekonomike stabile të vendit. Një agjenci e tillë do të mund t'i konsolidojë edhe resurset kadrovike të cilat punojnë në këtë fushë, por edhe të bëhet konkurruese në fushën e tërheqjes së inxhinierëve të IT-së që janë deficitarë  dhe kanë një çmim të lartë në tregun e punës, me çfarë shteti do t'i sigurojë kuadrot e nevojshme për digjitalizimin dhe sigurinë kibernetike", tha Kovaçevski.

 Ai paralajmëroi se këtë vit do të ketë reforma thelbësore të bazuara në parimet kyçe evropiane të digjitalizimit të shërbimeve të drejtuara ndaj transformimit  të mënyrës ku qytetarët komunikojnë me administratën publike.

Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu paralajmëroi se me digjitalizimine e shërbimeve publike do të ulet kha që qytetarët e kalojnë për të marrë shërbim në sportelet e administratës publike.

 "Do të jenë të disponueshme në kohë reale, transparente, llogaridhënëse dhe më të lira, me çfarë klientelizmi, favorizimi dhe monopolizimi  do të jenë e kaluar. Si rezultat i kësaj  transformimi digjital pozitivisht do të ndikojë në dinjitetin e qytetarëve dhe të punësuarve në administratë", porositi Aziri.

 

null

MSHIA tashmë ka pika shërbimi të integruara të cilat do ta ofrojnë konceptin “one stop shop” në pesë qytete, ndërsa  me Strategjinë e re të transformimit digjital, theksoi Aziri, qytetarët tanë do të kenë mundësi t’i marrin këto shërbime në të gjitha vendet e vendit.

"Jemi të sigurt se transformimi digjital do ta ndryshojë rrënjësisht raportin mes shtetit dhe qytetarëve, duke krijuar bazë për një sistem të sigurt dhe të besueshëm që do t'i përmirësojë shërbimet publike, duke siguruar që përmes një platforme kombëtare siç është një pikë për shërbimi", tha Aziri. ar/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR