• e hënë, 23 dhjetor 2024

Promovohet fushata “Vozit i çlodhur” në VK Tabanoc

Promovohet fushata “Vozit i çlodhur” në VK Tabanoc

Kumanovë, 25 korrik 2024 (MIA) - Fushata “Vozit i çlodhur” sot është promovuar në vendkalimin kufitar Tabanovc. Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski së bashku me kryetaren e KRSKRR-së-së Gordana Kozhuvarovska dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, së bashku me drejtorin e Agjencisë për siguri në komunikacion Dushko Peshiq, vizituan vendkalimin kufitar Tabanovc.

Ministrat Toshkovski dhe Daçiq thanë se është e rëndësishme në kulmin e sezonit veror që vozitësit të kenë kujdes, të pushojnë për të shmangur aksidentet në komunikacion. Ata të dy në një deklaratë për media paralajmëruan se do të diskutojnë për disa tema, për bashkëpunimin e ndërsjellë, por edhe për mundësitë për tejkalimin e bllokimeve në vendkalimet kufitare. Pas takimit, ministri Toshkovski shkoi për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Serbisë, ku do të ketë takim dypalësh me ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq.

Vozitësit duhet të kujdesen për veten, të pushojnë, të konsumojnë ujë dhe lëngje për të mbrojtur veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, thanë sot autoritetet nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor. Udhëtarëve iu shpërnda material promovues, material reklamues, ujë, freskues. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR