• e martë, 26 nëntor 2024

Promovimi i ndihmës juridike falas në Kërçovë

Promovimi i ndihmës juridike falas në Kërçovë

Shkup, 16 shtator 2023 (MIA) - Në kuadër të fushatës për promovimin e ndihmës juridike falas, sot në Kërçovë po organizohet një ditë informative, ku qytetarët do të kenë mundësi të marrin informacion më të detajuar se ku dhe si mund ta gjejnë ndihmën juridike falas dhe cilat institucione/organizata  e ofrojnë atë.

Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë t'u bëjnë pyetje ekspertëve të fushës dhe të marrin përgjigje, si dhe të marrin materiale informative të kuptueshme për temat specifike për të cilat mund të kërkohet dhe të merret asistencë ligjore falas, përfshirë dhunën në familje, çështjet pronësore, diskriminimin dhe mbrojtjen sociale etj.

Aktiviteti është pjesë e një sërë aktivitetesh ndërgjegjësuese të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë.

Iniciativa organizohet në kuadër të projektit "Për një sistem të konsoliduar dhe më efikas të ndihmës juridike falas (NJF) në Maqedoninë e Veriut", pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës "Instrumenti Horizontal III për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR