Promovim i Indeksit të barazisë gjinore në Maqedoninë e Veriut
- Promovim i Indeksit të barazisë gjinore në Maqedoninë e Veriut (2022) do të mbahet sot në Shkup.

Shkup, 29 qershor 2023 (MIA) - Promovim i Indeksit të barazisë gjinore në Maqedoninë e Veriut (2022) do të mbahet sot në Shkup.
Ngjarja organizohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetje të zyrës së UN Women në Shkup, në kuadër të projektit të UN Women "Promovimi i politikave dhe buxheteve të përgjegjshme gjinore: drejt qeverisjes transparente, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut", financuar nga Zvicra dhe Suedia.
Në promovimin do të mbajnë fjalim ministrja e Punës dhe Politikës sociale, Jovanka Trençevska, drejtori i Entit shtetëror për statistikë, Apostol Simovski, ambasadorja e Suedisë në vendin tonë Ami Larson Jain, shefi i departamentit për marrëdhënie me publikun në Institutin Evropian për barazi gjinore, Bashkimi Evropian, Denis van der Veur dhe koordinatorja kombëtare e programit për ROB, UN Women në Maqedoninë e Veriut, Ivona Paunoviq Bishevac. ls/