• e mërkurë, 28 janar 2026

Promovimi i dy punimeve hulumtuese për analizë të mendimit publik për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Promovimi i dy punimeve hulumtuese për analizë të mendimit publik për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Shkup, 28 janar 2026 (MIA) - Në Kuvend sot do të promovohen dy punime hulumtuese - "Analizë e mendimit publik për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (2014-2025)" dhe "Paqartësi të reja globale, obligime të vjetra evropiane: Mendimi publik për inkuadrim në BE në vitin 2025", në organizim të Institutit për demorkaci "Societas Civilis" - SHkup (IDSCS) dhe fondacionit "Konrad Adenauer".

Siç kumtuan nga Instituti për demokraci, analizat për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut janë përpunaur në bazë të hulumtimit të mendimit publik përmes punës në terren të kryer në periudhën prej 22 tetorit deri më 5 nëntor 2025, në mostër prej 1003 të të anketuarve.

Siç është publikuar në agjendën e Kuvendit, ngjarja do të hapet nga Antonio Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit dhe kryetar i Komisionir për çështje evropiane, Marko Troshanovski, kryetar i Institutit për demorkaci dhe Daniel Braun, drejtor i zyres së findacionit "Konrad Adenauer" në Shkup.

Punimet hulumtuese do të prezantohen nga ana e autorëve Ivan Damjanovski, profesor në Fakultetin juridik "Justiniani i Parë" pranë USHCM, Anamaria Velinovska, udhëheqëse e Qendrës për integrime evropiane pranë Institutit për demokraci dhe Kire Milovski, hulumtues në Qendër.

Rezultatet nga hulumtimi i mendimit publik do të shqyrtohen nga euroambasadori Mihalis Rokas, Antonio Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit për çëlshtje evropiane dhe Venko Filipçe, kryetar i Këshillit nacional për eurointegrime.

paraqitje përmbyllëse në ngjarje do të ketë ambasadorja gjermane në vend, Petra Dreksler. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR